E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat e Katias, kurthe seksi për armiqtë e Putinit

Autori i Lajmit: A.D

Moskë – Gazetarë, politikanë, gjyqtarë dhe persona të huaj shumë të rëndësishëm. Sistemet e vjetra të përdorura nga KGB-ja duket se janë kthyer edhe një herë tjetër në Rusinë e Vladimir Putinit, duke qenë se interneti tashmë është i mbushur me video ku shantazhohen njerëz të rëndësishëm përmes seksit, drogës dhe
rocknroll-it. Protagonisja absolute e këtyre kurtheve me drita të kuqe është brunia Katia dhe biondja Nastia, që kanë “mbërthyer” personazhe të rëndësishëm të jetës moskovite dhe më pas janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Por pas tyre dyshohet se fshihen njerëz me pushtet të politikës që kohët e fundit kanë futur në telashe një diplomat britanik dhe një amerikan. Në Kremlin thonë se nuk dinë asgjë rreth këtij problemi, por njëri nga viktimat, Ilia Jashin, aktivisit i opozitës, thotë se pas këtyre kurtheve fshihet Vladislav Surkov, numri dy i administratës presidenciale ruse. Jashin kujton se e ka takuar Katja Gerasimovën në një faqe rrejti social e më pas ajo i kishte ofruar ta takonte në një apartament në Moskë. Kur në një moment i kishte dalë kokaina, Jashin thotë se kishte zgjedhur të largohej. Por takimi i Katias me Viktor Shenderoviç, i njohur në Rusi për një program televiziv ku njerëz të fuqishëm viheshin në lojë, tashmë është hedhur në ueb. Programi i Shenderoviçit është mbyllur pas ankesave të Vladimir Putinit. Një tjetër viktimë e vajzave ka qenë dhe drejtori i revistës së përjavshme “Newsweek” për edicionin rus, Mikhail Fishman, shkrimtari Eduard Limonov etj. Prapa fshihen shërbimet sekrete? Me sa duket, po, duke qenë se përdorimi i atyre që dikur i quanin “kurthet prej mjalti” në Bashkimin Sovjetik nuk ka vdekur ende.

Ky lajm është publikuar: 27/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›