Marrëveshje bërthamore Itali-Rusi, Berluskoni: “Nis puna pas 3 vitesh”
Autori i Lajmit: A.D
MILANO - Një «mikpritje shumë e ngrohtë» iu rezervua mikut të Berluskonit, Vladimir Putin, ditën e djeshme në Itali, i cili konsiderohet si një nga politikanët më të afërt të shefit të Kremlinit. Ashtu siç pritej, Italia shprehu gatishmërinë e saj për të prodhuar energji të pastër bërthamore në të ardhmen. Në konferencën për shtyp, menjëherë pas takimit të dy homologëve, Berluskoni tha se ata kishin folur për të ardhmen e energjisë në botë. “Kemi folur shumë për të ardhmen e energjisë në botë, - tha Berluskoni, - dhe kemi firmosur një marrëveshje që mund të shënojë një pikë kthese për bërthamoret – një projekt që mund të ndryshojë skenarët e prodhimit të energjisë për brezat e ardhshëm. Më pas, Berluskoni do të shtonte: “Punimet për ndërtimin e centralit të parë bërthamore në Itali do të nisin brenda tre vitesh dhe siguroi që ministri Skajola do të kujdeset që këto punime të nisin që prej këtij mandati qeveritar. Duke marrë parasysh dhe kundërshtimet e qytetarëve italianë për ndërtimin e një centrali bërthamor brenda kufirit italian, Berluskoni tha përpara gjetjes së një vendi për ndërtimin e centralit duhet pritur që të ndryshojë mendimi i opinionit publik italian. “Duhet të ndërmarrim një fushatë bindjeje ashtu si në rastin e Francës,- shtoi më tej kryeministri. Në Francë, komunitetet lokale jetojnë shumë afër centraleve dhe ata tashmë janë të vetëdijshëm për sigurinë e centraleve. Kavalieri tha se kishte folur dhe me krerët e televizionit shtetëror për të mbledhur eksperiencën e francezëve që jetojnë në centrale. “Është një punë që do të zgjasë më shumë se një vit”,- shtoi më tej shefi i kabinetit qeveritar italian. Ndaj këtyre deklaratave kanë reaguar menjëherë kritikët e qeverisë dhe ambientalistët. Senatorët e Partisë Demokratike, Roberto della Seta dhe Françesko Ferrante, thanë se gjithçka që u shpjegohej italianëve se do të ndërtoheshin reaktorë bërthamorë të teknologjisë së re, ishte e gënjeshtërt, pasi revolucioni më i fundit i centraleve bërthamore ishte ai i viteve 1960. Homologët firmosën dhe një marrëveshje mes ENI-it italian dhe Gazprom-it rus që do të shtrihet jashtë kufijve evropian, madje deri në Afrikë. Berluskoni bëri dhe një lapsus kur në vend që të thoshte bashkëpunimi me Rusinë, tha Bashkimin Sovjetik. Nga ana e tij, kryeministri Putin tha se shpresonte që Rusia dhe Italia të arrinin në nivelet e bashkëpunimit ekonomik përpara krizës. “Ne duhet të rivendosim nivelin e bashkëpunimit tonë, pasi i kemi të gjitha mundësitë për ta bërë këtë. Pas krizës globale, shkëmbimi ka rënë në 38%. Putin rikujtoi bashkëpunimin në fushat e inxhinierisë kimike, aviacionit dhe hapësirë. Pavarësisht krizës, Rusia konfirmoi dhe dhuratën e 7.2 milionë euro për rikonstruksionin e Pallatit Ardinjeli dhe kishës së Shën Gregorio Magnos pas tërmetit në Akuila. Madje, duke përfituar nga kjo, Berluskoni i bëri ftesë mikut të tij që të vijë sërish gjatë përurimit të ndërtesave dhe mori një përgjigje pozitive nga ky i fundit.
Ky lajm është publikuar: 27/04/2010