Kundërshton testin e alkoolit, ndalohet
26/08/2009 Shqiptar nga Kosova
DURRES- Kundërshtimi i punonjësve të policisë së trafikut rrugor i ka kushtuar kosovarit Agron Krasniqi, i cili është paditur penalisht. 40-vjeçari i lindur në Prizren dhe banues në Tiranë një ditë më parë nuk u është bindur efektivave të policisë në postbllokun e ngritur në Derven të Fushë-Krujës. Sipas policisë, kosovari po udhëtonte në gjendje të dehur me mjetin e tij tip “Renault” me targa 471 KS 211 I. Fillimisht mjeti që drejtohej nga 40-vjeçari i është bindur tabelës së policisë, por në kohën që i është afruar testi i alkoolit Krasniqi është larguar në mënyrë të pabindur. Kjo ka detyruar policinë të njoftojnë patrullat e tjera, të cilat e kanë bllokuar mjetin si dhe i kanë bërë të ditur shtetasit shqiptar nga Prizreni se është akuzuar për shkelje të Kodit Rrugor dhe mosbindje ndaj policisë.