Fabianski konsideron largimin

Portieri i Arsenalit, Lukasz Fabianski ka shprehur pakënaqësinë e të qenit vazhdimisht portieri i dytë i ekipit gjatë këtij sezoni.
Fabianski ka bërë vetëm një paraqitje këtë sezon në Carling Cup. Bashkëkombësi Wojciech Szczesny është preferenca e menaxherit Arsene Wenger dhe Fabianski e di se duhet të luajë në vazhdimësi për t’u paraqitur për Poloninë në Euro 2012.
“Nëse situata ime nuk ndryshon, atëherë duhet të konsideroj mundësinë e largimit. Nëse dua të shkoj në Euro 2012, e vetmja mënyrë të bindi trajnerin është nëse luaj vazhdimisht”, tha Fabianski për The Sun.