E Diel, 1 Nëntor 2026

Fabio Hoxha, "bomberi" shqiptar i Interit

Fabio Hoxha, talenti shqiptar që luan në ekipet zinxhir të Interit ka mbyllur në mënyrën më të mirë një sezon të jashtëzakonshëm. Sulmuesi 17-vjeçar ka shënuar sërish të dielën, në derbin që zikaltërit humbën 2-1 me Milanin, të vlefshëm për kampionatin U-17. Kjo ishte një sfidë e prapambetur, e cila nuk e pengoi Interin të fitonte kampionatin. Me rrjetën e shënuar Hoxha u ngjit në kuotën e 20 golave në 32 javë, duke u konfirmuar si golashënuesi më i mirë i ekipit të tij. Lojtari, që në janar 2008 ka marrë pjesë në testimet e Kombëtares U-17 në Tiranë, shihet si kandidat potencial për një fanellë kuqezi me përfaqësuesen U-19, për ndeshjet e grupit paraeliminator të Evropianit të kësaj moshe, nga 13 deri më 18 nëntor në San Marino.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›