UEFA: Shqipëria ngjit në renditje, e 31-ta
Sezonin në vazhdim të kampionatit shqiptar nuk i kanë munguar episodet e shëmtuara, të cilat prishin "Fair play"-n që duhet të predikojë gjithmonë sporti më i bukur dhe më popullor në botë, futbolli. Por megjithatë, nëse e krahasojmë me sezonin e kaluar vihet re një ulje e episodeve të tilla. Një gjë e tillë reflektohet edhe në renditjen vjetore të UEFA-s për sa i përket "fair play"-t në 53 kampionatet e Evropës. Publikimi i klasifikimit special "UEFA Respect Fair Play" të bazuar në kompeticionet evropiane për klub dhe kampionatet kombëtare nga data 1 maj 2008 deri më 30 prill 2009, Shqipëria pozicionohet e 31-ta në kuotën e 7837 pikëve, duke lënë pas kampionate si ai grek, turk, qipriot, kroat, bullgar etj. Kategoria superiore ka fituar një vend në klasifikimin provizor 6-mujor të janarit 2009. Renditja udhëhiqet nga Norvegjia, Danimarka e Skocia.