E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani, sërish në rrugën e Ujkanit

Fati bën që rrugët e Saimir Ujkanit dhe të Milanit të kryqëzohen sërish. Portieri, i cili pritet të aktivizohet si titullar në miqësoren e sotme, do të luajë për të dytën herë brenda dy javëve kundër gjigantëve kuqezi. Në fakt, 20-vjeçari ka debutuar në Serinë A me Palermon më 26 prill, pikërisht kundër Milanit. Në ndeshjen e kampionatit italian, Ujkani hyri në tapetin e "San Siros", duke zëvendësuar të dëmtuarin Amelia, ndërkohë që të besuarit e Ançelotit fitonin 3-0. Për 25 minutat e mbetura të takimit, "gardiani" shqiptar nuk lejoi rrjetën të prekej. Ai neutralizoi disa momente të rrezikshme në zonën e sicilianëve dhe me paraqitjen që bëri fitoi simpatinë e specialistëve të futbollit përtej Adriatikut. Fakti interesant është se pas fërshëllimës finale, Kaka iu afrua Ujkanit dhe e përgëzoi për ndeshjen që zhvilloi, komplimente të cilat i dhanë të drejtë edhe të "mburrej".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›