Neymar vazhdon me Santosin

Sulmuesi i Santosit, Neymar ka nënshkruar kontratë të re me kampionin e Copa Libertadores deri më 2014.
Sensacioni 19 vjeç kishte arritur marrëveshje për vazhdimin e qëndrimit në Santos në nëntor por ajo është zyrtarizuar të premten mbrëma pas deponimit të kontratës së re në Federatën braziliane të Futbollit (CBF).
Neymar, ka bërë 15 paraqitje për Kombëtaren e Brazilit kurse në muajt e fundit është kërkuar me ngulm nga gjigantët spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona. Pavarësisht kontratës së re, ai pritet të largohet nga Santosi pas Kampionatit botëror 2014.