Metzelder: Do të largohem nga Reali
Mbrojtësi
Mbrojtësi gjerman Kristof Metzelder, në verën e vitit 2007 u transferua te Reali i Madridit nga Borusia e Dortmundit, megjithatë ai nuk arriti të shndërrohet në një element të rëndësishëm për “merengue”. Tashmë, Metzelder ka deklaruar publikisht se në fund të sezonit do të largohet nga kampionati spanjoll. “Të jemi realistë, nuk mendoj se Reali do të ma rinovojë kontratën. Por, edhe nëse papritur situata ime ndryshon, do të kërkoj të largohem nga Madridi. Dua të kthehem në Gjermani”.
#