E Shtunë, 31 Tetor 2026

Priten dritat në fshatin që s’paguan

SARANDE – Nga 75 abonentë familjarë që ka fshati Shëndëlli i Rrethit të Sarandës, 71 prej tyre janë debitorë në KESH. 

Lajmi është bërë i ditur nga një grup i shërbimit të kontrollit të energjisë elektrike, i cili ka bërë vëzhgimin në terren. Mësohet se debiti që ky fshat ka në KESH, vetëm për vitin 2007, është 900 mijë lekë. Gjatë vëzhgimit të dy ditëve më parë ky grup konstatoi përveç mospagimit të faturave, edhe prekje të paligjshme të rrjetit, si edhe matës elektrikë me vulë të shkatërruar. Mësohet se pas vëzhgimit, grupi i kontrollit ka prerë lidhjet e energjisë elektrike në 27 abonentë familjarë mes tyre edhe në dy lokale, si edhe ka vendosur dënime me gjobë. Mësohet se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›