E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel e Sarkozy pro zgjerimit të BE

Presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë konferencave respektive kombëtare në përfundim të samitit evropian në Bruksel, kanë shprehur mendimin e tyre për mbështetjen e aplikimit të Shqipërisë gjatë presidencës çeke të BE-së. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Nicolas  Sarkozy kanë shprehur qëndrimin e tyre pro zgjerimit të Bashkimit Europian me Ballkanin, por sipas tyre duhet që vendet pretendente të zbatojnë procedurat. Në kohën kur Shqipëria përgatitet të aplikojë për statusin e vendit kandidat në Bashkimit Evropian, liderët e dy prej shteteve më të rëndësishme të unionit kanë paralajmëruar se i gjithë procesi, prej momentit të aplikimit deri në marrjen e statusit do të marrë kohë. Kancelarja Angela Merkel sqaroi se zgjerimi me rajonin e Ballkanit nuk mund të bëhet pa zëvendësimin e Traktatit të Nisës me atë të Lisbonës që duhet të pranohet nga referendumi i dytë Irlandez, në vjeshtë të këtij viti.Pa një perspektivë evropiane do të jetë më e vështirë për vendet e rajonit për të shijuar zhvillime pozitive dhe kjo gjë përfshin dhe Shqipërinë. Por kush dhe në çkohë do ti përmbushë të gjitha kriteret e asociimit dhe se kur do ti jepet vendit statusi i kandidatit, për këtë ka procedura shumë të qarta të cilave do të duhet që ata tju qëndrojnë. Ndërsa ekzistojnë procedura të qarta të këtij procesi, që duhen respektuar, për të parë se kush do të marrë dritën jeshile për në BE. Gjermania me siguri nuk do të krijojë probleme në këtë proces por gjithsesi do të insistojë që procedurat të respektohen në tërësi tha Merkel. Të njëjtin mendim ka shprehur edhe kreu i Francës, i cili ka veçuar se për shkak të disa procedurave që duhen realizuar, ky proces do të marrë shumë kohë. Unë kam menduar gjithnjë se ky rajon i Evropës e ka pasur prirjen për tu integruar në familje. Ka disa procedura dhe kam frikë se do të marrë pak kohë për miqtë tanë shqiptarë, por nuk ka asnjë arsye për të dhënë një përgjigje ndryshe tha Sarkozi. Menjëherë pas kancelares, ministri i jashtëm gjerman Frank- Valter Steinmeier korrigjoi deklaratën e shefes së tij të para disa ditëve se me anëtarësimin e Kroacisë zgjerimi i BE-së duhet të ndërpritet për disa vite. Sipas tij nëse vendeve të Ballkanit iu hiqet perspektiva evropiane, atëherë do të shënoheshin hapa pas. Steinmeier vijoi se në situatën aktuale duhet të ruhet besnikëria ndaj procesit të stabilizim asociimit si dhe garantoi vijimësinë e perspektivës evropiane për të gjitha vendet e rajonit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›