Pack kundërshton propozimin e opozitës për kartat e identitetit falas

Eurodeputetja Doris Pack ka hedhur poshtë propozimet e opozitës për shpërndarjen e certifikatave falas për atë kategori njerëz, që nuk janë të pajisur me pasaporta. Sipas eurodeputetes, jo vetëm që çmimi i letërnjoftimit elektronik është tepër i lirë në krahasim me vendet e tjera evropiane, por për disa kategori ka subvencionim nga qeveria shqiptare.Në një deklaratë të përbashkët me palën shqiptare, delegacioni i Parlamentit Europian, duke i cilësuar zgjedhjet e 28 qershorit,
si pikë kyçe për të ardhmen e Shqipërisë, konsideron të rëndësishme pajisjen e qytetarëve me karta identiteti sipas çmimit të vendosur më parë.Askush nuk mund të shpërndajë karta falas, ato janë shumë të lira krahasuar me çdo vend tjetër evropian. Ato jo vetëm që janë të lira, por ka edhe lehtësira për disa kategori, si pensionistët, ata që marrin ndihmë sociale etj, 6 euro, 4 euro. Ju e dini më mire se unë. Nëse llogarit sesa herë në vit dikush shkon e merr një certifikatë, e noterizon atë apo bën veprime të tjera me certifikatën, kjo është shumë më e shtrenjtë krahasuar me kartën e identitetit, që është për gjithë jetën. Kujtoni sa para dhe kohë ju është dashur për një çertifikatë dhe kjo gjë nuk e kompenson çmimin e një karte që është e përjetshme. Nuk mendoj se opozita shqiptare duhet të vazhdojë tu thotë njerëzve që prisni edhe pak, se pas disa muajsh ato do të jenë pa para. Nëse ju e mbani këtë fakt parasysh dhe opozita e mban këtë fakt parasysh, atëherë duhet ti thoni njerëzve: Ju lutem shkoni dhe aplikoni!, u shpreh Pack. Ajo vlerësoi dhe punën e qeverisë në procesin e pasaportave biometrike, të cilën e cilësoi të rëndësishme për liberalizimin e vizave.
Pack: Shqipëria duhet të përmbushë kërkesat për në BE
Asnjë datë konkrete nuk do të jepet për Shqipërinë, derisa ajo të ketë plotësuar kushtet e vendosura nga ndërkombëtarët për tu bërë pjesë e BE. Sërish qeverisë shqiptare i përsëritet e njëjta këshillë, që duhet të presë për aplikimin në BE, sepse është ende herët për anëtarësimin e vendit në BE. Eurodeputetja Doris Pack ka përsëritur qëndrimin e saj strikt dhe të palëkundur se Shqipërisë i duhet një rrugë e gjatë për tu integruar në Bashkimin Europian, duke shtuar se zhvillimi i zgjedhjeve demokratike e të ndershme është një ndër pikat kyçe për integrimin e saj. Ajo inkurajoi klasën politike shqiptare që të vazhdojë betejën e saj për të përmbushur standardet e kërkuara nga BE-ja duke i cilësuar si thelbësore zhvillimin demokratik të zgjedhjeve parlamentare në qershor të këtij viti. Shqipëria është në rrugën e duhur nëse Qeveria dhe parlamenti përshpejtojnë punën dhe ju atëherë do të bëni një përparim më të madh. Duhet të punoni dhe jo të rrini e të prisni. Ne nuk do të japim asnjë datë para se ju të keni përmbushur piketat që ju kemi vendosur dhe kjo nuk është vetëm për ju, por vlen për të gjitha vendet e rajonit, u shpreh ajo. Mënyrën e anëtarësimit Pack e ka lidhur ngushtë me kriteret, duke sjellë si shembull Kroacinë. "Kroacia është një vend ballkanik, i cili edhe pse i ka plotësuar kriteret, nuk ka hyrë ende në Bashkimin Europian", tha europarlamentarja. Në përfundim të vizitës së saj në Tiranë eurodeputetja Doris Pack ritheksoi qëndrimin e palëkundur të Bashkimit Europian, se zgjerimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt familjes europiane është një proces që nuk do të ndalet. Asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të marrë një datë pa përmbushur kushtet dhe këtë gjë ne e mësuam duke pranuar Bullgarinë e Rumaninë. Ne nuk vëmë kushte të tilla, por për fat të keq apo për fat të mirë, piketat janë më të larta, theksoi ajo. Ndërkohë duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve, nëse anëtarësimi në NATO është shans edhe për anëtarësim në BE, Pak tha se ftesa për në NATO nuk do të thotë integrim në Bashkimin Evropian, pasi këto, janë dy proçese të ndara dhe që kërkojnë kritere të ndryshme. Hyrja në NATO e BE janë dy gjëra të ndryshme; mund të jesh anëtar i NATO-s dhe jo i BE-së. Ndonëse janë dy gjëra të ndara ka mjaft problematika të përbashkëta. Por, fakti që Shqipëria ka plotësuar detyrimet për të qenë anëtar i NATO-s, kjo është një arritje e madhe për të cilën duhet të jeni krenarë, tha znj. Pack. Sipas saj, Shqipëria është pjesë e procesit të Selanikut, që do thotë se ajo është në rrugën e afrimit me BE-në. Më 3 prill 2008 hyn në fuqi MSA dhe ky është një hap i parë për të cilin duhet të krenoheni të gjithë, si Qeveria dhe opozita. Ju duhet të vazhdoni në rrugën drejt BE-së, që është një rrugë e gjatë dhe po ashtu duhet të pranoni të gjitha ato që ne kemi bërë përgjatë 50 viteve të fundit, të pranoni gjithë legjislacionin tonë etj. Kjo është shumë e vështirë dhe kërkon kohë", përfundoi Pack.
Last Updated on Saturday, 21 March 2009 12:16