LSI,marrëveshje bashkëpunimi me PLDLNJ
Lëvizja Socialiste për Integrim ka nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet e 28 Qershorit, me Partinë Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut. Kryetari i LSI, Ilir Meta tha se, "është kënaqësi që në emër të LSI të nënshkruaj sot këtë marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet e 28 Qershorit me Partinë Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, gjë që tregon angazhimin e LSI-së për të pasur në themel të programit të saj elektoral dhe qeverisës realizimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut.Lidhur me deklaratën e kryeministrit Berisha , që në rast se atij i lind e drejta për të bërë koalicion qeverisës do ta bëj atë me LSI, kreu i LSI, Ilir Meta, u shpreh se, "në rast se LSI nuk do të arrijë të fitojë e vetme në këto zgjedhje, padyshim që LSI koalicionin do e bëjë me forcat e majta dhe natyrisht në radhë të parë me Partinë Socialiste. Sepse ne asnjëherë, shtoi ai, nuk na ka ndarë dhe nuk na ndan asnjë gjë nga socialistët dhe idealet e tyre për një Shqipëri më të mire.