KE i ofron Kosovës perspektivë për liberalizimin e vizave
BRUKSEL-Komisioni Evropian propozoi sot të shënojë një fazë të re në marrëdhëniet e BE-së me Kosovën. “Vendimi i sotëm shënon një fazë të re. Ne propozojmë një varg të masave praktike për të ndihmuar përmirësimin e jetës për të gjithë qytetarët e Kosovës. Këto masa do t’i tregojnë Kosovës se përafrimi me BE-në nuk është diçka abstrakte, por se ka të bëjë me përfitime reale e të prekshme për të gjithë. Ne tani ftojmë Shtetet Anëtare të BE-së të pajtohen me propozimet tona dhe të sigurojnë se Kosova mban hapin me zhvillimet në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë komisioneri i BE-së për Zgjerim, Olli Rehn.
Kjo nismë është pjesë e Strategjisë së Komisionit për Zgjerim për vitin 2009, e cila po ashtu përfshin Raportin e Progresit të Kosovës për vitin 2009. Në nëntor të vitit të kaluar, Shtetet Anëtare të BE-së mirëpritën propozimin e Komisionit për të shqyrtuar mënyrat se si BE do të mund të ndihmonte përparimin politik dhe socio-ekonomik të Kosovës brenda kontekstit të përgjithshëm të perspektivës evropiane të Kosovës.
“Sot, Komisioni vë në pah fushat e politikave kyçe që Kosova duhet të adresojë gjatë disa viteve të ardhshme, dhe identifikon mënyrat se si BE mund të ndihmojë në këtë drejtim.
Kushtet
Ai ka nxjerrë si përfundim një listë të rekomandimeve për politika. Komisioni propozon fillimin e punës drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ai po ashtu propozon përgatitjen e marrëdhënieve tregtare me Kosovën. Komisioni dëshiron të shqyrtojë mënyrat për pjesëmarrjen e Kosovës në disa programe të KE dhe përfshirjen e Kosovës në nisma të ndryshme në fusha si punësim, ndërmarrësi dhe arsim. Komisioni gjithashtu propozon që BE të shtojë dialogun politik me Kosovën dhe të zgjerojë fushën e asistencës financiare të KE në Kosovë për të përshirë bashkëpunimin ndërkufitar. Masat e BE-së do të jetësohen në mënyrë progresive dhe do të varen nga përparimi i arritur në Kosovë”, thuhet në komunikatën e komisionit të BE-së, shpërndarë sot medieve.
Propozimet e Komisionit nuk paragjykojnë qëndrimet e Shteteve Anëtare të BE-së ndaj statusit të Kosovës, theksohet më tutje.
Në strategjinë e tij vjetore mbi zgjerimin e BE-së, Komisioni thekson se ndonëse është ruajtur stabiliteti në Kosovë, megjithatë ai mbetet i brishtë. Misioni i BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, është shtrirë në mbarë Kosovën dhe është plotësisht operacional. Kosova ballafaqohet me sfida të mëdha, përfshirë edhe sigurimin e rendit e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e kapaciteteve administrative dhe mbrojtjen e pakicave serbe dhe të tjera.
Përparimet dhe kritikat
Në raportin e progresit, Komisioni analizon përparimin e Kosovës gjatë vitit të fundit.
Kosova ka shënuar ca përparim në përmbushjen e kritereve politike, në veçanti duke forcuar kornizën ligjore. Institucionet kryesore të qeverisjes janë themeluar dhe kryejnë përgjegjësitë e tyre në bashkëpunim me organizatat relevante ndërkombëtare. Megjithatë, kapacitetet e administratës publike dhe të kuvendit kanë nevojë të forcohen. Kërkohen përpjekje të pandërprera për reformën e gjyqësorit dhe për të forcuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në jetën publike, përfshirë edhe zgjedhjet lokale, mbetet një sfidë e madhe. Kërkohen përpjekje të mëtejme për të ndërtuar besimin dhe për të kultivuar dialogun.
Kosova ka bërë shumë pak përparim drejt themelimit të një ekonomie funksionale të tregut. Reforma rrënjësore dhe investime madhore janë të nevojshme për t’i mundësuar ekonomisë afatgjate të Kosovës të përballet me presionin nga konkurrenca dhe forcat e tregut brenda BE-së. Ekonomia e Kosovës ka shënuar një rritje prej 5.5% (nga 4.4% në vitin 2007), kryesisht bazuar në konsum dhe investime publike. Megjithatë, deficiti tregtar, edhe ashtu shumë i lartë, po vazhdon të zgjerohet. Sundimi i dobët i ligjit, korrupsioni i përhapur gjithandej dhe pasiguria rreth të drejtave pronësore vazhdojnë të jenë pengesa madhore për zhvillim ekonomik. Papunësia mbetet shumë e lartë.
Përparimi në harmonizimin e legjislacionit dhe politikave të Kosovës me standarde evropiane është i përzier. Korniza ligjore është zhvilluar edhe më shumë në fushat si ato të doganës, taksave, arsimit dhe policisë. Jetësimi i standardeve evropiane është në një fazë shumë të hershme përkitazi me mjedisin, energjinë, konkurrencën, pronën intelektuale dhe lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit. Përafrimi me BE-në mbetet i kufizuar në fushat e kontrollit financiar dhe statistikave, shpëlarjes së parave, krimit të organizuar, terrorizmit dhe mbrojtjes së të dhënave.
Komisioni Evropian pret nga autoritetet e Kosovës të shfrytëzojnë gjetje të reja për të modeluar dhe jetësuar një pako koherente dhe konsekuente të reformave për të avancuar përpjekjet e Kosovës në rrugën e saj drejt Evropës.
(d.b/BalkanWeb)