Fajdet, ndjekje penale dy „mashtruesve‰
Katër raste mashtrimesh me
shuma të mëdha parash
janë zbuluar nga Policia
e Tiranës dhe janë dërguar për
ndjekje penale. Një prej tyre ka
të bëjë me një çështje fajdesh që
në vitin 1993 dhe vetëm pas 16
vjetësh dy personat e dyshuar
janë dërguar për ndjekje penale.
Ndërsa një anglez është shpallur
në kërkim, pasi ka mashtruar një
person në Kavajë, duke i marrë
rreth 5 mijë euro. Dy rastet e tjera
kanë të bëjnë me persona që kanë
bërë punë të ndryshme dhe nuk
janë paguar për shumat e mëdha
të parave që u detyroheshin.
Fajdet 1993-1995
Në lidhje me rastin e parë,
policia e kryeqytetit njoftoi se
bëhet fjalë për denoncimin e një
77-vjeçari, i cili ka deklaruar se
i kishin marrë rreth 70 mijë dollarë
e nuk ia kishin kthyer më. Ai
ka bërë të gjitha tentativat për të
rimarrë paratë nga personat që
ua kishte dhënë me fajde, por
nuk ia ka dalë mbanë. Sipas policisë,
denoncimi është bërë nga
Rexhep R., 77 vjeç, i cili është me
banim në Durrës. Ai ka treguar për
policinë se në atë kohë ua kishte
dhënë paratë me qëllim përfi timi
dy të njohurve të tij, Ramiz B. dhe
Bukurie Z., që përkatësisht janë
60 dhe 61 vjeç dhe me banim
në Shkodër. Sipas denoncimit
të tij, paratë i ka dhënë nga viti
1993-1995. Më tej, ai ka treguar
për ofi cerin e policisë gjyqësore
se fi llimisht kishte dhënë 50 mijë
dollarë. Më pas, ai ka dhënë edhe
dy shuma të tjera, përkatësisht 5
mijë marka dhe 1.2 milionë lekë.
Gjithë këto vite, ai nuk ka mundur
të marrë paratë e tij dhe në këto
kushte i është drejtuar policisë
për ndihmë. Policia ka regjistruar
kallëzimin e tij dhe menjëherë ka
nisur puna për hetimet e çështjes,
por nuk ka pranuar të japë detaje
të mëtejshme. Sipas të dhënave
zyrtare, dy personat e dyshuar
janë dërguar për ndjekje penale
në gjendje të lirë.
Puna e papaguar
Rasti i dytë ka të bëjë me një
borxh që pronari i një shtëpie ka
ndaj drejtuesit të një fi rme, që i ka
kryer punime në banesë. Burimet
policore shpjeguan se Hamdi M.
ka denoncuar në polici se ai prej
vitesh drejton një firmë, me të
cilën kryen punime të ndryshme.
Sipas denoncimit të 83-vjeçarit,
kështu është njohur edhe me
biznesmenin Petrit M. 38 vjeç, me
banim në Tiranë. Në vitin 2005, ai
ka kryer disa punime në banesën e
biznesmenit dhe paratë e punës i
kishte lënë që t‘i merrte në fund të
shërbimit. Pasi ka mbaruar punë
dhe kostoja ka shkuar rreth 1.82
milionë lekë, nuk ka mundur të
marrë asgjë. Pronari i banesës nuk
i ka dhënë asnjë kacidhe. Sipas tij,
disa herë i ka kërkuar paratë, por
nuk i janë dhënë me justifi kimin
se nuk kishte për momentin e se
do t‘ia jepnin më vonë. Hamdiu
83-vjeçar ka pritur për katër vite,
por sipas tij, ende nuk i ka marrë
paratë. Në këto kushte, ai i është
drejtuar policisë, duke kërkuar
ndihmë për marrjen e parave.
Policia deklaroi se çështjen e
ka referuar në prokurori dhe ka
dërguar për ndjekje penale në
gjendje të lirë personin e dyshuar
për mashtrim.
Anglezi "mashtrues"
Veç këtyre rasteve, duket se
këtë problem nuk e kanë vetëm
shqiptarët, po edhe të huajt. Një
shtetas anglez është shpallur në
kërkim nga policia, pasi dyshohet
se nëpërmjet mashtrimit ka vjedhur
rreth 3900 paund. Ngjarja ka
ndodhur në Kavajë, ndërsa i dëmtuari
është paraqitur në polici për
të denoncuar mashtrimin. Sipas
të dhënave hetimore, Amarildo
M., 20 vjeç, ka deklaruar se një
shtetas anglez, i identifikuar
me emrin Anderson M., i kishte
telefonuar, duke e mashtruar për
një aktivitet. Sipas tij, telefonatat
ishin bërë mes tyre disa herë dhe
anglezi ka arritur t‘i marrë 3900
paund me anë të mashtrimit.
Policia ka regjistruar kallëzimin
penal dhe ka shpallur në kërkim
shtetasin anglez, ndërkohë që
është kërkuar ndihmë edhe nga
kolegët e Tiranës për sqarimin e
plotë të rastit. Ndërsa për rastin
e fundit, policia deklaroi se ka
dërguar për ndjekje penale në
gjendje të lirë Bujar S., 38 vjeç,
banues në Tiranë. Sipas të dhënave
policore, ky person, me
anë të mashtrimit u ka marrë 700
mijë dhe 950 mijë lekë shtetasve
Lulzim Ç. dhe Myslym L, përkatësisht
39 e 41 vjeç, banues
në Tiranë. Sipas policisë, gjithë
rastet janë trajtuar nga antikrimi
ekonomik dhe po vazhdon puna
për dokumentimin e plotë të tyre.
shuma të mëdha parash
janë zbuluar nga Policia
e Tiranës dhe janë dërguar për
ndjekje penale. Një prej tyre ka
të bëjë me një çështje fajdesh që
në vitin 1993 dhe vetëm pas 16
vjetësh dy personat e dyshuar
janë dërguar për ndjekje penale.
Ndërsa një anglez është shpallur
në kërkim, pasi ka mashtruar një
person në Kavajë, duke i marrë
rreth 5 mijë euro. Dy rastet e tjera
kanë të bëjnë me persona që kanë
bërë punë të ndryshme dhe nuk
janë paguar për shumat e mëdha
të parave që u detyroheshin.
Fajdet 1993-1995
Në lidhje me rastin e parë,
policia e kryeqytetit njoftoi se
bëhet fjalë për denoncimin e një
77-vjeçari, i cili ka deklaruar se
i kishin marrë rreth 70 mijë dollarë
e nuk ia kishin kthyer më. Ai
ka bërë të gjitha tentativat për të
rimarrë paratë nga personat që
ua kishte dhënë me fajde, por
nuk ia ka dalë mbanë. Sipas policisë,
denoncimi është bërë nga
Rexhep R., 77 vjeç, i cili është me
banim në Durrës. Ai ka treguar për
policinë se në atë kohë ua kishte
dhënë paratë me qëllim përfi timi
dy të njohurve të tij, Ramiz B. dhe
Bukurie Z., që përkatësisht janë
60 dhe 61 vjeç dhe me banim
në Shkodër. Sipas denoncimit
të tij, paratë i ka dhënë nga viti
1993-1995. Më tej, ai ka treguar
për ofi cerin e policisë gjyqësore
se fi llimisht kishte dhënë 50 mijë
dollarë. Më pas, ai ka dhënë edhe
dy shuma të tjera, përkatësisht 5
mijë marka dhe 1.2 milionë lekë.
Gjithë këto vite, ai nuk ka mundur
të marrë paratë e tij dhe në këto
kushte i është drejtuar policisë
për ndihmë. Policia ka regjistruar
kallëzimin e tij dhe menjëherë ka
nisur puna për hetimet e çështjes,
por nuk ka pranuar të japë detaje
të mëtejshme. Sipas të dhënave
zyrtare, dy personat e dyshuar
janë dërguar për ndjekje penale
në gjendje të lirë.
Puna e papaguar
Rasti i dytë ka të bëjë me një
borxh që pronari i një shtëpie ka
ndaj drejtuesit të një fi rme, që i ka
kryer punime në banesë. Burimet
policore shpjeguan se Hamdi M.
ka denoncuar në polici se ai prej
vitesh drejton një firmë, me të
cilën kryen punime të ndryshme.
Sipas denoncimit të 83-vjeçarit,
kështu është njohur edhe me
biznesmenin Petrit M. 38 vjeç, me
banim në Tiranë. Në vitin 2005, ai
ka kryer disa punime në banesën e
biznesmenit dhe paratë e punës i
kishte lënë që t‘i merrte në fund të
shërbimit. Pasi ka mbaruar punë
dhe kostoja ka shkuar rreth 1.82
milionë lekë, nuk ka mundur të
marrë asgjë. Pronari i banesës nuk
i ka dhënë asnjë kacidhe. Sipas tij,
disa herë i ka kërkuar paratë, por
nuk i janë dhënë me justifi kimin
se nuk kishte për momentin e se
do t‘ia jepnin më vonë. Hamdiu
83-vjeçar ka pritur për katër vite,
por sipas tij, ende nuk i ka marrë
paratë. Në këto kushte, ai i është
drejtuar policisë, duke kërkuar
ndihmë për marrjen e parave.
Policia deklaroi se çështjen e
ka referuar në prokurori dhe ka
dërguar për ndjekje penale në
gjendje të lirë personin e dyshuar
për mashtrim.
Anglezi "mashtrues"
Veç këtyre rasteve, duket se
këtë problem nuk e kanë vetëm
shqiptarët, po edhe të huajt. Një
shtetas anglez është shpallur në
kërkim nga policia, pasi dyshohet
se nëpërmjet mashtrimit ka vjedhur
rreth 3900 paund. Ngjarja ka
ndodhur në Kavajë, ndërsa i dëmtuari
është paraqitur në polici për
të denoncuar mashtrimin. Sipas
të dhënave hetimore, Amarildo
M., 20 vjeç, ka deklaruar se një
shtetas anglez, i identifikuar
me emrin Anderson M., i kishte
telefonuar, duke e mashtruar për
një aktivitet. Sipas tij, telefonatat
ishin bërë mes tyre disa herë dhe
anglezi ka arritur t‘i marrë 3900
paund me anë të mashtrimit.
Policia ka regjistruar kallëzimin
penal dhe ka shpallur në kërkim
shtetasin anglez, ndërkohë që
është kërkuar ndihmë edhe nga
kolegët e Tiranës për sqarimin e
plotë të rastit. Ndërsa për rastin
e fundit, policia deklaroi se ka
dërguar për ndjekje penale në
gjendje të lirë Bujar S., 38 vjeç,
banues në Tiranë. Sipas të dhënave
policore, ky person, me
anë të mashtrimit u ka marrë 700
mijë dhe 950 mijë lekë shtetasve
Lulzim Ç. dhe Myslym L, përkatësisht
39 e 41 vjeç, banues
në Tiranë. Sipas policisë, gjithë
rastet janë trajtuar nga antikrimi
ekonomik dhe po vazhdon puna
për dokumentimin e plotë të tyre.