E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, pranga sërish prostitutës 29-vjeçare

Arrestohet sërish një 29-vjeçare, e cila është kapur disa herë nga policia duke ushtruar prostitucion. Bëhet fjalë për Rajmonda Vezin, 29 vjeçe, që vetëm pak ditë më parë është dënuar me dy muaj burg për të njëjtën vepër penale. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se në orët e vona të së premtes, nga seksioni i antitrafikut u ndalua shtetasja në kërkim Rajmonda Vezi, 29 vjeçe, banuese në Tiranë, e dënuar për prostitucion. Arrestimi i fundit i saj është bërë, sepse Gjykata e Tiranës, me datë 21 korrik e ka dënuar me dy muaj burg, po për prostitucion. Sipas policisë, kjo është e disata herë që Rajmonda Vezi arrestohet për të njëjtat vepra penale. Pak muaj më parë, policia deklaroi se arrestoi 29-vjeçaren duke kryer marrëdhënie seksuale në ambiente publike. Pikërisht te stacioni i trenit, ajo u kap me një klient. Gjithashtu, rreth një vit më parë është kapur te lulishtja pas Pallatit të Kulturës. Tashmë, precedentët e saj do të përdoren nga prokuroria për një masë më të lartë dënimi. Hetues të çështjes thanë se, duke parë rastet e shumta të kësaj shtetase, do t‘i kërkojnë gjykatës hetimin e saj në gjendje arresti, pasi nuk ka garanci që të mos konsumojë të njëjtën vepër penale. Burimet deklarojnë se Rajmonda Vezi akuzohet për veprat penale të "prostitucionit" dhe të "marrëdhënies seksuale më shumë se një herë në vende publike".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›