Fajdet, në hetim Arapi për 200 milionë lekë
23/12/2004 TIRANË – Një numër jo i vogël kreditorësh të ish-skemave piramidale, nuk figurojnë të tillë në dokumentacionin e Komisionit Mbikëqyrës për Transparencën e Fajdeve. Këta persona kanë tërhequr shuma financiare nga fajdet, dhe më pas janë përjashtuar nga detyrimi për t'i kthyer lekët. Prokuroria e Përgjithshme vlerëson se ky veprim ka shkaktuar një humbje prej 200 milionë lekësh. Prokuroria e Përgjithshme, e cila është duke hetuar dosjen penale, ka vlerësuar se emrat e kreditorëve që janë zhdukur nga listat, në një pjesë të mirë të rasteve janë fshehur me anë të falsifikimit të dokumenteve zyrtare. Listat origjinale të personave që kanë tërhequr paratë, janë modifikuar duke lënë jashtë saj “të privilegjuarit”, të cilët, sipas një përmbledhjeje hetimore, kanë tërhequr në total një shumë prej 200 milionë lekësh. Marrësit e kësaj shume nuk gjenden në asnjë dokument.
Falsifikimi
Në gjendjen e arkës se firmave piramidale, ku janë tërhequr lekët, shuma 200 milionëshe mungon. Në listën e atyre që kanë marrë para nga piramidat, tërheqësit e shumave marramendëse nuk janë. Ata janë zhdukur vetëm pak kohë pasi kanë tërhequr paratë, duke i përjashtuar nga detyrimi për t'i rikthyer ato në afatin e përcaktuar në kontratë, në ligj apo në rregulloren e firmave ku janë marrë lekët. Prokuroria e Përgjithshme e ka vlerësuar këtë situatë si një falsifikim të dokumenteve zyrtare. Sipas zyrtarëve të akuzës qendrore, për këtë veprim, kryeadministratori i fajdeve Farudin Arapi, ka patur detyrimin dhe mundësinë të marrë dijeni. Në këto kushte, Arapi është në hetim për mundësinë e falsifikimit të dokumenteve, për të cilin ai dyshohet se ka patur dijeni si dhe për shkaktimin e dëmit.
Hetimi
Thuajse një muaj më parë, dosja penale ndaj Farudin Arapit dhe 15 administratorëve të tjerë, u tërhoq nga Prokuroria e Tiranës, në Drejtorinë e Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Përgjithshme. Kontrolli dhe vlerësimi i hetimeve të dosjes, ishin argumenti me të cilin dosja shkoi nga Prokuroria e Tiranës në zyrat e organit qendror të akuzës. Aty dosja u verifikua dhe disa prej akuzave të Përmbarimit Gjyqësor ndaj kryeadministratorit të Fajdeve, u vlerësua se duheshin hetuar. Në këtë mënyrë, Prokuroria e Përgjithshme i vijoi hetimet për kallëzimin e bërë nga ish-përmbaruesi gjyqësor i kryeqytetit, Detar Hysi, ndaj kryeadministratorit Farudin Arapi. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, Prokuroria e Tiranës i ka marrë në pyetje të gjithë administratorët e kallëzuar nga Përmbarimi, ndërsa falsifikimi është zbuluar ditët e fundit nga hetimet e përbashkëta të ekspertëve që janë thirrur për ndihmë nga Prokuroria.
Ekspertiza: Dyshime
për numrin e kreditorëve
Sipas akteve të ekspertimit dhe mendimit të ekspertëve, të dhënat më të sakta për numrin e kreditorëve dhe borxhit të shoqërisë VEFA, janë ato që kanë dalë nga përpunimi i deklaratave të kreditorëve, ku janë 38.652 kreditorë dhe rreth 127 milionë dollarë. Kjo, pasi në tabelat paraqitëse për numrin e kreditorëve janë vënë re shkelje dhe parregullsi të shumta. Sipas informacionit të Prokurorisë, është vënë dorë në programet e kompjuterit, duke shtuar arbitrarisht kreditorë dhe shumën e borxhit nga Grupi i Mbikëqyrjes, ashtu sikurse edhe janë hequr emra. Në një reagim të tij, Farudin Arapi është shprehur se, Demiraj në bashkëpunim me disa politikanë, nuk kanë lejuar dhënien e dënimit maksimal ndaj disa drejtuesve të skemave piramidale.
LISTA E SKEMAVE PIRAMIDALE
Shoqëria "M Leka", Mustafa Leka
Shoqëria "Silva", Pëllumb Shehu
Shoqëria "Global Foods", Gani Shehu
Shoqëria "Cenaj & Co", Lefter Cenaj
Shoqëria "Kamberi ShPK", Ferdinand Kamberi
Shoqëria "Vefa Holding", Vehbi Alimuçaj
Shoqëria "Gjallica", Shemsie e Gani Kadria, Fitim Gërxhalliu
Shoqëria "Populli", Bashkim Driza, Adem Qepeni
Shoqëria "Xhaferri", Rrapush, Liman dhe Asllan Xhaferri
Prokuroria: Si u zhdukën
paratë e piramidave
Ditët e fundit të nëntorit 2001, prokurori i Apelit, Skënder Demiraj, në një informacion për drejtuesit e lartë të shtetit, ka bërë tentativën për të zbardhur të vërtetën e "zhdukjes" së parave të firmës piramidale "VEFA". Sipas hetimeve, nga kjo firmë janë dëmtuar 67.800 persona. "Që në fillim, administratorët vendas e të huaj, kanë dëbuar pronarin dhe kanë marrë në administrim shoqërinë, pa praninë e pronarit apo të përfaqësueve të tij", ka theksuar prokurori. Sipas raportit ekonomik të shoqërisë, të cilit i referohet Prokuroria, në momentin e marrjes në dorëzim të saj nga administratorët, ka patur gjendje mallra të konsumit të gjerë 30 milionë dollarë, ndërsa fati i tyre nuk dihet. Sipas dokumenteve autentike, rezulton që "VEFA" më 24 nëntor 1997, të ketë patur në llogaritë bankare 39.7 milionë dollarë. Bankat, sipas prokurorit, nuk japin të dhëna për këtë fakt, duke lënë të mendohet se ka patur shpërdorime dhe vjedhje. "Shitja e aseteve që ka bërë Grupi i Mbikëqyrjes me Farudin Arapin në krye, kurrsesi nuk mund të quhen akte-shitjeje, por vjedhje e hapur", thuhet në informacionin e 20 nëntorit 2001. Aty përmendet një listë e gjatë objektesh, të cilat janë shitur shumë më lirë se vlerësimi që u është bërë. "Me këtë mënyrë të vepruari, duke vjedhur e shkatërruar pronat e shoqërisë, as që mund të mendohet ndonjëherë për t'u kthyer lekët kreditorëve, ndonëse ekzistonin të gjitha mundësite objektive, që kjo shoqëri me kapitalin e saj të shlyente kreditorët e saj", thuhet në informacionin zyrtar të Prokurorisë për institucionet e tjera të vendit.