Kosova, Drashkoviç si Millosheviç
23/12/2004 Statusi përfundimtar i Kosovës ka qenë fjala ndarëse mes diplomacisë shqiptare dhe asaj serbe, gjatë takimit të ministrave të Jashtëm, Kastriot Islami dhe Vuk Drashkoviç. Edhe një herë Federata Serbi-Mali i Zi është shprehur se shqiptarët e Kosovës nuk mund të konceptohen ndryshe prej tyre, përveçse brenda kufijve të kësaj federate. Ndërsa pala shqiptare shprehet se statusi i Kosovës duhet të përcaktohet nga OKB-ja në përputhje me zbatimin e standardeve. Ndaj dhe çështja e statusit të Kosovës dy kryediplomatët e kanë parë në këndvështrime të ndryshime. Megjithatë të dy palët kanë ulur armët, për të theksuar se vetëm marrëdhëniet e mira dhe stabiliteti në rajon do të sjellë zhvillimin ekonomik dhe integrimin në BE.
Kosova
Drashkoviç ka theksuar dje në takimet me krerët e shtetit shqiptar se, "Kosova dhe krahina e Metohisë janë një plagë e hapur, por mendoj se ilaçi për këtë plagë është statusi evropian i Kosovës dhe Metohisë në kuadrin shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi dhe konform kartës së OKB-së, e cila urdhëron imperativin, që kufijtë ndërmjet shteteve nuk mund të ndryshohen". Ministri i Unionit Serbi-Mali i Zi ka nënkuptuar se Kosova duhet të jetë pjesë e këtij unioni, duke shprehur se marrëdhëniet mes qeverisë së tij dhe qeverisë së Ramush Haradinaj do të jenë institucionale. Drashkoviç ka theksuar që zgjidhja e kësaj çështjeje është dialogu mes palëve. "Nuk ka marrëveshje pa bisedime. Më mirë të kemi disa bisedime të pasuksesshme sesa të mos kemi fare. Zjarri nuk mund të shuhet me zjarr. Zjarre dhe mospajtime nga e kaluara kemi mjaft, më së paku dhe për 1000 vjet", tha Drashkoviç. Ndërkohë, sipas palës shqiptare, zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të vijë nga plotësimi i standardeve të vendosura nga bashkësia ndërkombëtare për t'u bërë faktor stabiliteti në rajon. Islami tha se, "statusi përfundimtar i Kosovës do të vendoset dhe njihet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Ky status duhet të jetë i pranueshëm nga i gjithë populli i Kosovës. Bashkëjetesa mes komuniteteve në Kosovë do të ishte një mesazh i mirë për plotësimin e standardeve". Gjithashtu, Islami ka shprehur mbështetjen e politikës shqiptare për të mundësuar një të ardhme të sigurtë për Kosovën. Gjithsesi, dy palët kanë qenë të një mendimi se "asnjë çështje politike nuk do të pengojë bashkëpunimin maksimal mes dy vendeve. Kosova nuk është pengesë dhe nuk mund të jetë pengesë në marrëdhëniet mes Serbi-Mali Zi dhe Shqipërisë".
Marrëveshjet
Dje janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit dhe shmangies së taksimit të dyfishtë. Drashkoviç ka ftuar homologun Islami për një vizitë në Beograd, ku temë e bisedimeve do të jetë marrëveshja për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri dhe Serbi-Mali Zi. Nxitja e marrëdhënieve dypalëshe në funksion të zhvillimeve pozitive për sa i përket integrimit ndërrajonal dhe në strukturat evropiane e euroatlantike, ka qenë një nga objektivat e këtij takimi.
Moisiu
Vetëm me vullnet të mirë, me mirëkuptim dhe mirëbesim mund të zgjidhen problemet që shqetësojnë sot këtë vend, me qëllim që çdo qytetar i tij të ndjehet i barabartë. Kjo realizohet kur të gjithë qytetarët përfshihen në proceset demokratike sikurse ishin zgjedhjet e fundit dhe jo të vetpërjashtohen. Duhet të vazhdojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit për zgjidhjen e çështjeve teknike.
Drashkoviç
Kosova dhe Metohija janë një plagë e hapur, por mendoj se ilaçi për këtë plagë është statusi evropian i Kosovës dhe Metohisë në kuadrin shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi dhe konform kartës së OKB-së, e cila urdhëron imperativin që kufijtë ndërmjet shteteve nuk mund të ndryshohen. Statusi Evropian i Kosovës nënkupton së paku, nivelin evropian të mbrojtjes së pakicave serbe dhe joshqiptare të tjera që jetojnë atje.
Nano
Pas zgjedhjeve të fundit të mbajtura në Kovovë, të cilat u zhvilluan në përputhje me standardet demokratike, terminali i ardhshëm i qytetarëve të Kosovës është Brukseli së bashku me të gjithë vendet e tjera të rajonit që po punojnë për integrimin. Të gjithë së bashku duhet të synojmë të ecim përpara me hapa konkretë dhe të shpejtë.
Islami
Shkurtimisht dëshiroj të vë në dukje se tashmë është e qartë nga të gjithë që statusi përfundimtar i Kosovës do të vendoset dhe njihet nga KS i OKB-së dhe se ky status duhet të jetë i pranueshëm nga i gjithë populli i Kosovës. Ajo që mund të bëjmë ne si partnerë rajonalë është përcjellja e mesazheve që nxisin bashkëjetesën mes të gjitha komuniteteve.