E Hënë, 2 Nëntor 2026

KKRT penalizon me të padrejtë TV-Shijak

23/12/2004  Këshilli Kombëtar i Radiotelevizionit ka ndërprerë dje në mënyrë të papritur sinjalin e transmetimit të TV-Shijakut, i njohur për kritikat e ashpra ndaj Qeverisë.

Në njoftimin e dhënë, argumenti kryesor ishte vendosur mosshlyerja e detyrimeve, gjë që sipas drejtuesve të këtij televizioni është e pavërtetë. Madje, ata kanë bërë publike dhe faturat ku janë paguar të gjitha detyrimet ndaj shtetit. Aargumenti i dytë është dhënë pirateria. Por, sipas përfaqësuesve të TV-Shijakut, dhe ky argumentim nuk qëndron, pasi televizionet konkurrentë të tij, transmetojnë 90 herë më shumë në mënyrë piraterike. Vendimi i KKRT-së është dhe më i çuditshëm, kur shikon se nuk janë zbatuar detyrimet ligjore. Në njoftim nuk është respektuar ligji për radiotelevionin, ku thuhet se në hapin e parë transmetuesi paralajmërohet, në hapin e dytë gjobitet, pastaj veprohet me pezullimin e përkohshëm dhe, në fund me heqjen e liçensës. Duke theksuar se brenda afatit të 30 ditëve do të bëhet ankimi në Gjykatë, drejtuesit e TV-Shijak thanë se ky është veprim tendencioz, pasi synon të dëmtojë në treg. Kjo theksohet dhe nga fakti se shumë shpejt nis procedura e rinovimit të liçensave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›