Gjinushi: Të largohen të përfolurit nga qeveria
23/12/2004 "Qëllimi i vetëm i Partisë Socialdemokrate mbetet përmirësimi i qeverisjes", me këtë deklaratë ka dalë kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, dy ditë pas miratimit të Buxhetit të Shtetit për vitin 2005. Ai ka përsëritur sërish kërkesën për ndryshime urgjente në qeverinë "Nano" dhe rikompozim të saj, pavarësisht nga të ashtuquajturat "presione për buxhetin". Këtë radhë, me një strategji ndryshe nga herët e tjera, Gjinushi ka sjellë në deklaratat e tij kritika për politikat e ndjekura nga Kryeministri Fatos Nano. Me tone të ashpra, Gjinushi ka kritikuar qeverinë për një luftë të dobët kundër korrupsionit. Ai ka sulmuar ekzekutivin, duke theksuar se "mosefektiviteti i qeverisë e ka lënë vendin në 14-shen e vendeve me administratë më të korruptuar në Evropë. Për këtë arsye kërkojmë ndryshime të menjëhershme".
Në të kundërt me këtë, ministri socialdemokrat në kabinetin "Nano", Ëngjell Bejtaj, ka reaguar kundrejt kritikave të kreut të PSD-së, Gjinushi. Sipas tij, "preokupimi i Kryeministrit Fatos Nano për të luftuar korrupsionin si në qeveri, ashtu dhe në çdo institucion është i dukshëm dhe konkret". Madje, Bejtaj tha se në të gjitha hapat që ka ndërmarrë ka gjetur mbështetjen e kreut të qeverisë. Duke kërkuar largimin e të përfolurve nga qeveria, kreu i socialdemokratëve shprehet se, "nuk është qëllimi të largohemi ne aleatët, qëllimi është të largohen ata që kanë gabuar". Duke qenë i pakënaqur për marrëdhëniet në koalicion qeverisës me PS, socialdemokrati shprehet se, "nuk mund të mbështesim një qeverisje që akuzohet gjithnjë e më shumë për çështje të korrupsionit. Kur nuk vepron, pasi i njeh fenomenet, fillon bashkëkomprometimi dhe PSD nuk dëshiron ta mbajë këtë faturë politike para opinionit publik dhe para elektoratit të majtë". Ndërsa lidhur me bashkëpunimin me PS-në në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, Gjinushi tha se, "rritja e rolit të PSD-së veçanërisht në zgjedhjet e ardhshme do të jetë një faktor i rëndësishëm për të garantuar një qeverisje sa më stabël të së majtës". Ndërkohë, sipas tij, për këtë çështje duhet të vendosë PS-ja, e cila ka shumicën në koalicion.