E Hënë, 2 Nëntor 2026

Milo merr 100 mijë lekë nga qeveria

26/02/2005  Partia Demokracia Sociale, e drejtuar nga Paskal Milo, do të marrë financimin prej 100 mijë lekësh nga Buxheti i Shtetit. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e Qeverisë. Fondi është dhënë në bazë të ligjit për partitë politike. Gjithashtu, kjo parti ka marrë të drejtën për mjedise të akorduara nga shteti. Sipas njoftimit të dhënë dje nga zyra e shtypit të Qeverisë, ministrat "miratuan vendimet për pajisjen me mjedise për përdorim të Partisë “Demokracia Sociale” dhe vendimi, për dhënie fondi ndihme partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim” prej 100 mijë lekë në zbatim të ligjit". Gjithsesi ky vendim nuk është cilësuar për shkaqe politike, pasi PDS-së i takojnë me ligj fondet nga Buxheti i Shtetit si dhe ambientet në përdorim. Megjithatë, në deklaratat e fundit, Paskal Milo ka deklaruar se do të dalë më vete në zgjedhjet parlamentare të kësaj vere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›