Krijohet Autoriteti i Sigurisë Detare
26/02/2005 U miratua vendimi “Për krijimin e Autoritetit Shtetëror të Sigurisë Detare”. Vendimi synon integrimin e Transportit Detar, në kuadrin e Transportit në përgjithësi, me
standardet e Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO) dhe të Komunitetit Evropian.
Detyrat kryesore të Autoritetit Shtetëror të Sigurisë Detare janë: Shqyrtimi dhe përgatitja për miratim e një plani sigurie dhe ndryshimet që vijojnë për operatorët që veprojnë në fushën e transportit detar; Përcaktimi i kërkesave për një deklaratë sigurie; Caktimi i nivelit të sigurisë, që do të aplikohet në infrastrukturën portuale dhe në anije; Kontrolli dhe zbatimi i planit të sigurisë në fushën e transportit detar dhe në operatorët, që veprojnë në këtë fushë. Vendimi është cilësuar si plotësim i kërkesave që vijnë nga reformat për integrimin në struklturat euroatlantike. Sipas procedurave, drafti do të kalojë për diskutim në Kuvend për të marrë më pas mbështetjen e deputetëve.