E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndryshon sistemi i rrugëve kombëtare

26/02/2005  Qeveria miratoi dje vendimin për disa ndryshime në vendimin për "administrimin e rrjetit rrugor kombëtar dhe rrjetit rural të Republikës së Shqipërisë”. Nga verifikimi i sistemit rrugor në Shqipëri, si rezultat i rehabilitimit të shumë rrugëve ekzistuese, si dhe me kërkesë të autoriteteve vendore, një pjesë e akseve rrugore përmbushin kriteret për të kaluar nga rrjeti rrugor rural në atë kombëtar, për vet rëndësinë e tryre ekonomike dhe sociale. Në këtë mënyrë, nga drejtues të komunave Klos, Mollas, Gostim, të Qarkut Elbasan është paraqitur kërkesa që një segment rrugor prej 18 km, që përshkon territoret e tre komunave, të kalojë në rrjetin rrugor kombëtar. Kjo ka kërkuar dhe një studim nga ekspertët përkatës për të saktësuar vendosjen e tabelave dhe sinjalizimeve përkatëse. Ndërsa është parashikuar që shpenzimet për këtë çështje të përballohen nga Buxheti i Shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›