E Hënë, 2 Nëntor 2026

Loked Martin modernizon kontrollin ajror

26/02/2005  Këshilli i Ministrave miratoi në parim dhe Marrëveshjen me Koorporatën Amerikane Lockheed Martin Global inc (LMGI)”, për ndërtimin e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës detare. “Lockheed Martin” përfaqëson një nga kompanitë më të fuqishme në këtë fushë, e cila ka realizuar mjaft kontrata në vende të ndryshme të Evropës, sipas standardeve më të larta. Kjo koorporatë është prezente në Shqipëri me Ndërtimin e Sistemit të Modernizimit të Kontrollit të Trafikut Ajror (SMKTA), prandaj realizimi i këtij projekti të dytë, do të krijojë koordinacion të plotë me konceptin e Sistemeve të Integruara. Kostoja e projektit është 17.1 milionë USD. Ky investim është në mbështetje të programit të qeverisë për rritjen e bashkëpunimit në kuadër të integrimit rajonal, si dhe të përparësive të përcaktuara nga Forcat e Armatosura shqiptare. Për ndërtimin e Sistemit të Integruar të Vëzhgimit Kombëtar, përparësi i jepet ndërtimit te sistemeve të Komandimit, Drejtimit, Komunikimit, pajisjeve kompjuterike dhe Zbulimit të hapësirës tokësore, detare dhe ajrore. Ky sistem është i rëndësishëm, pasi ai do të mbështesë: Realizimin e misionit të Rojes Bregdetar; Luftën kundër trafiqeve të paligjshme; Realizimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit, administrimin e pasurisë në hapësirën detare; si dhe do të rrisë frymën e bashkëpunimit ndërmjet strukturave shtetërore, organizmave që veprojnë në vendin tonë dhe vendeve në rajon, edhe në kuadrin e NATO-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›