“Fajin e ka Leonardi. Eshtë hajdut”
17/12/2004 Babai i Njazi Resulit, në fshatin e thellë të Mallakastrës, nuk do ta besojë se djali i tij është bërë pengmarrës. Në Gjerbës të Mallakastrës, ngjarje të tilla shikohen vetëm në televizor dhe nuk mund të përfytyrohen që mund të ndodhin vërtet. Vetëm këmbëngulja e gazetarëve dhe e vajzës së vogël e bind për të “pabërën” e djalit të tij, një ditë më parë në Athinë. Në fakt edhe fshatarët e tjerë nuk e dinin një ngjarje të tillë, edhe pse shumica e tyre fëmijët i kishin në Greqi si emigrantë. Hajredin Resulaj, babai i 9 fëmijëve, është 65 vjeç. Ai jeton në një shtëpi me vajzën e vogël. Herën e fundit që e ka parë Njaziun, ishte muaji mars.
“Në rast se është e vërtetë, le të kalbet në burg”. Ky është mendimi i pjesëtarëve të familje, kryesisht gra, për Njaziun. Gazetarët me shumicë në dhomë, i bëjnë më të menduara fjalët. Por sërish, lajmi nuk është tërësisht i besueshëm për ata. Plaku merr në telefonin djalin tjetër, Xhevdetin, edhe ky refugjat në Greqi. Zëri nga ana tjetër e telefonit e bën ngjarjen të vërtetë dhe të besueshme. Xhevdeti i pohon babait se “vëllai i tij, Njaziu, është ndaluar nga policia së bashku me shokun e tij të ngushtë të fëmijërisë Leonardin dhe pritet që pasditen e sotme (dje) të jepet masa e arrestit nga organet e drejtësisë greke.” Pasi mbyll telefonin me djalin e madh, Hajredini konfirmon sërish: “Atëherë të dënohet sipas ligjeve”. Më pas vijon duke treguar historinë e familjes. “Të 7 djemtë i kam në Greqi, dy i kam të martuar, kurse Njaziu është i pamartuar dhe djali i parafundit nga djemtë. Dhe një vajzë e kam të pamartuar. I kam rritur me shumë fukarallëk nuk më besohen fjalët që më thoni për djalin tim. Djali aktualishtë është pa dokumente, ka qenë më parë me dokumente, por...”. Këtu ndërhyn Enkeleda, motra e vogël 18 vjeçe. “Njaziu kishte dokumente të rregullta, por ato ja shiti një shokut të vet. Nuk më besohet që ai të ketë kryer një veprim të tillë. Unë dyshoj që në këtë valle do ta ketë futur Leonardi. Ai merrej me pisllëqe në Greqi, vidhte”. Shoqërinë e ngushtë mes Njaziut dhe Leonardit e konfirmon edhe babai. “Me Leonardin ai shoqërohej si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi. Ishin shokë që në moshë të vogël. Me nënën e Leonardit, e cila nuk jeton më, kemi edhe lidhje farefisnore”, përfundon babai i Njaziut.