“Nuk flisja prej vitesh me Njaziun”
17/12/2004 Vëllai, i cili ka marrë përsipër të ndihmojë policinë greke, pohoi për gazetën se marrëdhëniet mes tij dhe Njaziut nuk kishin qenë fort të mira gjatë viteve të fundit. “Ne nuk flisnim me njëri-tjetrin që prej një zënke para disa vitesh në Shqipëri”, thekson Viktori. Ai pohon se ka marrë pjesë në negociatat dhe ka dhënë gjithçka dinte për policinë. Ai nuk kishte njoftuar babanë edhe familjen në Shqipëri për ngjarjen e djeshme. Viktori pohon se cilado të jetë masa që do të marrë drejtësia, ai do ta quante të arsyeshme. “Nëse ky veprim vërtetohet si dhe autorësia dhe ne si vëllezër jemi që ai të dënohet”, thekson Viktori dhe më pas mbyll telefonin. Duhet theksuar se diferenca mes Viktorit dhe Njaziut ishte e ditur edhe në fshat. Sumë nga fshatarët treguan se vëllezërit nuk shkonin shumë mirë me njëri-tjetrin.