Nano, kush lodhet në PS, do të zëvendësohet
17/12/2004 Kryetari i Partisë Socialiste është shprehur dje në mbledhjen e Grupit parlamentar se zgjedhjet në komunën e Dushkut kanë sjellë një rritje elektorale për PS-në. Ndaj, ai ka theksuar se tashmë do të nisë aktivizimi i atyre që e ndiejnë veten të lodhur. Në rast se kjo nuk do të arrihet deri në afrimin e fushatës, atëherë Nano ka theksuar se do të veprohet me riciklimin e tyre. Duke paralajmëruar se kandidaturat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë vetëm ata që do të aktivizohen në debatin parlamentar si dhe në Kuvendimin e Madh. Nga ana tjetër, ai i ka qëndruar idesë së PD ka ndihmuar LSI-në me vota në zgjedhjet në Dushk. Burimet kanë bërë të ditur se Nano është shprehur që Meta e ka ndihmuar Berishën në votimet për pushtetin vendor në vitin 2003, ndërsa Berisha e ka ndihmuar në Dushk. Në këtë mënyrë, Nano para Grupit të PS-së ka lënë të nënkuptuar se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 do të ketë një bashkëpunim mes LSI-së dhe PD-së.