E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajon: Protestat dhe thirrjet anarshiste të opozitës pengojnë liberalizimin e vizave

Eurodeputetja sllovene Tanja Fajon thotë se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur drejt liberalizimi të vizave, por është i papranueshëm standardi politik që po faturon opozita e Edi Ramës


Raportuesja për liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor në Parlamentin Europian, eurodeputetja Tanja Fajon në një koment të saj për Institutin Ndërkombëtar për Studime në Ballkan dhe Lindjen e Mesme, ngreh shqetësimin se, “situata politike në Shqipëri dhe thirrja e opozitës për protesta në fund të këtij muaji, mund të pengojnë procesin e heqjes së vizave për shqiptarët”. Duke thënë që Shqipëria ka bërë një progres të dukshëm në përmbushjen e kushteve teknike për vizat, eurodeputetja ngre pyetjen nëse “Shqipëria është vërtetë e pjekur për këtë proces, apo ajo duhet t’i mbyllë vetë dyert e saj për në Europë për shkak të situatës politike dhe thirrjeve të opozitës për protesta antiqeveritare”. Teksa bën një rezyme të zhvillimeve dhe progresit të Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës, Fajon thotë se “vendimi i qershorit për vizat duket gjithnjë e më pak real”, duke shpjeguar edhe arsyet. Sipas saj, “disa nga vendet anëtare të BE u përfshinë nga një valë azilkërkuesish nga Maqedonia dhe Serbia, sidomos Belgjika dhe Zvicra në fillim të vitit”. “Të tjerë janë ndikuar ndoshta nga eksperienca të hidhura të së shkuarës. BE është goditur nga kriza ekonomike dhe në axhendën e saj ka çështje më të rëndësishme se liberalizimi i vizave me vendet e Ballkanit perëndimor, e dikush ndoshta do të dëshironte që vendimi për heqjen e vizave me këto vende të shtyhej derisa edhe të tjerë shtete si Ukraina, Rusia, apo edhe Turqia të bëheshin gati”, thotë ajo. E këtë Fajon e quan “absurditet”. Ajo sqaron se “vlerësimi i ekspertëve, do të bëhet i ditur në fund të prillit dhe nëse gjithçka shkon mirë, propozimi për Shqipërinë dhe Bosnje- Hercegovinën mund të diskutohet në fund të majit”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›