E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrja e Berishës për debat televiziv, Rama fshihet pas alibisë së kutive

Kryesocialisti Edi Rama nuk ka dhënë dje një përgjigje pozitive për thirrjen publike të kryeministrit të vendit Sali Berisha, për një debat të moderuar televiziv. Këtë herë, Rama është fshehur pas kutive të votimit, duke e vënë si kusht, pavarësisht se absurd, pranimin e përballjes mediatike, por vetëm pas hapjes së kutive. Kryesocialisti në detyrë, si gjithmonë, edhe këtë radhë ka improvizuar një “ngërç”, që sipas tij e kushtëzon të dalë në përballje të drejtpërdrejtë mediatike me kryeministrin e vendit dhe kundështarin direkt politik të tij... Kësisoj, Edi Rama faktoi edhe njëherë përballë opinionit publik dhe socialistëve të thjeshtë se nuk është në gjendje dhe nuk ka as pikëpamjen e duhur politike për t’i përfaqësuar ata dhe për më tepër për të sfiduar drejtpërdrejt kundërshtarin politik. Nga kjo, lindin të tjera kllapa të politikës së paqëndrueshme të Edi Ramës. Frika e përballjes mediatike influencon frikën e pakursyeshme të Ramës, për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe përgjegjës për faturimin e këtij skarciteti politik, është përsëri kryetari i PD-së dhe kryeministri i vendit Sali Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›