Fakte të reja për vrasjen e gazetarit
Rikthehet në qendër të hetimeve vrasja e gazetarit Ali Ukaj. Edhe pse ishte një çështje e mbyllur, pasi gjykata e kishte dhënë vendimin e saj, 11 vjet më vonë hetuesit kanë rimarrë në dorë dosjen e gazetarit kosovar. Emri i tij ka dalë nga dëshmitë e mbledhura për zhdukjen e Remzi Hoxhës, për të cilin dyshohet se gazetari kosovar, i cili punonte në Shqipëri, kishte investiguar dhe kishte arritur të zbulonte disa fakte. Por, më 29 korrik të vitit 1997, puna dhe jeta e tij u ndërpre, pasi u godit me mjete të forta nga kushëriri i tij, Selman Ukaj. Ky i fundit nuk u dënua nga gjykata, sepse raporti mjeko-ligjor vlerësoi se nuk ishte i përgjegjshëm për veprën penale që kishte kryer. Prej kohësh, organi i prokurorisë po heton për zhdukjen e Remzi Hoxhës, fat i të cilit edhe sot nuk dihet, pavarësisht se deri tanimë dyshohet se zhdukja është kryer nga persona në Shërbimin Informativ Shtetëror të asaj kohe. Gjatë hetimeve për këtë person, grupi hetimor ka mbledhur disa dëshmi, nga të cilat ka rezultuar edhe emri i Ali Ukajt. Nga dëshmitë e marra, grupi hetimor ka ngritur dyshimet se gazetari i vrarë ka investiguar për zhdukjen e tij. Kështu, dëshmi të reja janë mbledhur mbi këtë ngjarje, ku janë përmendur disa emra, duke ngritur dyshimet se vrasja e tij mund të ketë ardhur për shkak të investigimit për zhdukjen e Remzi Hoxhës. Madje, sipas të dhënave nga grupi hetimor, dëshmitarët kanë treguar se ai kishte arritur të zbardhte një pjesë të mirë për këtë çështje, por puna e tij nuk shkoi deri në fund. Kështu, çështja e Remzi Hoxhës ka sjellë në vëmendje për hetuesit edhe dosjen e vrasjes së gazetarit. Sipas të dhënave, kjo dosje mund të quhet e rihapur, për të cilën po kryhen edhe hetime të tjera. Grupi hetimor është shprehur se fakte të reja kanë dalë në dritë dhe ato do të vlerësohen nga grupi i punës. Megjithatë, për këtë vrasje është dhënë edhe një vendim gjykate. Sipas vendimit të gjykatës, autori i kësaj vrasjeje ka qenë Selman Ukaj. Më datë 29 korrik 1997, rreth orës 00.30, Selman Ukaj, sapo ishte kthyer me viktimën Ali Ukaj në banesën e këtij të fundit. Kanë vënë re se banesa ishte bërë rrëmujë nga vjedhësit. Midis të pandehurit dhe viktimës ka filluar një konflikt, për shkak të pasaportave personale të tij dhe të afërmve të Selmanit, të cilat nuk po i gjenin. "Në grindje e sipër Selman Ukaj ka goditur viktimën me sende të forta, ku sipas aktit mjeko-ligjor i është shkaktuar vdekja. Pas momentit të goditjes, i pandehuri ka filluar të bërtasë, duke e mbajtur për shumë kohë viktimën në prehër. I pandehuri nuk ka lëvizur nga banesa deri kur është lajmëruar policia dhe e kanë arrestuar", deklarohet në vendimin e gjykatës. Por, gjykata e ka nxjerrë këtë person të papërgjegjshëm nga akti i ekspertizës. Sipas mjekëve, Selman Ukaj ka paraqitur çrregullime të stresit postraumatik dhe se veprën penale e ka kryer në kushtet e afektit patologjik, ku errësimi i vetëdijes me axhitim psikomotor ka çuar në prishjen tërësisht të ekuilibrit të tij mendor dhe për pasojë nuk ka qenë në gjendje të kontrollojë veprimet e tij. Sa më sipër, ekspertët kanë arritur në konkluzionin se i pandehuri nuk është i përgjegjshëm për veprën penale të kryer.
Jetëshkrimi
Kush është Ali Ukaj?
Ali Ukaj ka lindur në fshatin Lumbardhë të Deçanit. Në kohën kur ishte student, Aliu detyrohet të arratiset në Shqipëri në vazhdën e burgosjeve dhe represionit në vitin 1993, që ushtronte policia serbe. Aliu ishte kërkuar shumë herë nga policia serbe, që të arrestohej. Në Tiranë vazhdoi studimet në degën e Gazetarisë. Njëkohësisht edhe punonte si gazetar. Me origjinë nga Kosova, për rreth katër vite, viktima ushtroi profesionin si gazetar në Tiranë. Pasi kishte përfunduar shkollën e lartë në Jugosllavi, në degën Gjeo-Politikë, 26-vjeçari kishte vazhduar shkollën e Gazetarisë dhe kishte shkuar në vitin e katërt. Por, atë natë korriku, ai u gjet i masakruar në shtëpinë e tij. Vrasja e tij u mbyll shumë shpejt, duke dërguar një autor në gjykatë, i cili doli me çrregullime mendore, por emri i tij mbeti gjatë në kujtesën e njerëzve që e kanë njohur. Në atë kohë, ai përgjohej edhe nga SHIK-u, pasi kishte botuar disa artikuj rreth UÇK-së dhe po investigonte mbi çështje të cilat kishin mbetur të pazbardhura, e deri më sot, ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.
Akuzat
Faktet e pandriçuara
të vrasjes së Ali Ukajt
Pas vrasjes së gazetarit Ali Ukaj, një sërë akuzash u ngritën se kjo mund të jetë kryer nga SHIK-u i asaj kohe, apo edhe nga shërbimet e fshehta të vendeve të tjera. Megjithatë, këto fakte nuk u ndriçuan ndonjëherë. Një ndër akuzuesit ka qenë edhe Forumi i Mediave të Lira. Por, ende të paqarta mbeten rrethanat e vrasjes dhe ato të pas vrasjes. Gjykata vendosi që autori të mbahej i izoluar në psikiatri, por shumë shpejt, ai u largua nga Shqipëria dhe nga të dhënat mësohet se ndodhet në Zvicër. Grupi hetimor ka zbuluar se familjarët e Ali Ukajt kishin tentuar të kontaktojnë me të, por nuk ia kanë arritur, pasi, sipas dëshmive, ai është shmangur herë pas here. Ndërkohë, akuzat më të ashpra u bënë në Kosovë, ku pretendohej se vrasja nuk ishte kryer nga personi i dënuar, por edhe për këtë nuk u mor përgjigje ndonjëherë. Gjithashtu, kur u ngrit një komision hetimor në Kuvendin e Shqipërisë për veprimtarinë e SHISH, u deklarua se do të shikohet edhe dosja e gazetarit të vrarë, por edhe në këtë rast nuk u publikua asnjë e dhënë konkrete. Gjithë këto dyshime, ende kanë mbetur të pazbardhura, megjithëse mund të ndriçonin vrasjen e gazetarit kosovar.