E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faktet dhe provat duan qetësi shqyrtimi nga i gjithë sistemi

Vete koha e zbulon, se ngjarja e Gërdecit duhet të këtë shume gjurme, të cilat nuk mund të mbulohen. Sa i perket dijenise së Fatmir Mediut, mendoj së thëniet e tij nuk janë të besueshme as për ligjin as për publikun. Ligji madje thotë së thëniet e të pandehurit nuk janë prova.

Veprimi i dyte është se prokuroria do mbroje akuzen e shtetit dhe të policisë, ndersa është avokatia, që do mberrije të drejtat, detyrimet e viktimes në gjyq.

Une mendoj se gjykata, sado e politizuar të jete, do të jete në gjendje të ballafaqoje ceshtjen në të mire të drejtësisë. Prokuroria nuk jep drejtësi, po paraqet prova që shqyrtohen për dhenien e drejtësisë. Politika në raste të tilla nuk zgjidh, vetem ngarkon me emocione specialistet. Pastaj faktet dhe provat duan qetësi shqyrtimi nga i gjithe sistemi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›