E Diel, 1 Nëntor 2026

Rifillon puna në pikat kufitare me Greqinë

Nis sot puna në pikat kufitare me Greqinë. Doganierët grekë e kanë lënë grevën katërditore dhe kanë vijuar si normalisht punën e tyre në pikat doganore të Kakavijës dhe "Tri Urave" në orën 06:00 të mëngjesit.

Megjithëse mosplotësimin e kërkesave të tyre nga ana e qeverisë greke, punonjësit e doganave e ndërprenë bojkotimin e tyre. Nuk ka ende ndonjë të dhënë që të tregojë nëse do të ketë greva të tjera nga ana e doganierëve grekë.

Ndërkaq, sipas të dhënave të para të marra, bëhet e ditur se greva e doganierëve grekë për çdo ditë i ka shkaktuar palës shqiptare një humbje prej 20-25 milionë lekësh.Rifillimi normalisht i punës konfirmonet edhe në pikën doganore të Kapshticës. 20 maune që prisnin prej dy ditësh në kufirin grek kanë mundur të kalojnë sot në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›