Faktet shkencore nuk mund të manipulohen
Teksa po mendojnë bashkërisht për të nisur procesin gjyqësor, për analizën e pasaktë të marrë në një klinikë private, familja Sula, ka reaguar menjëherë pas deklaratës zyrtare të institucionit të Urdhrit të Mjekut. Sipas bashkëshortit të 58-vjeçares, Marika Sula, pacientja e cila u informua për një diagnozë të pasaktë, institucioni i Urdhrit të Mjekëve është në mbrojtje të mjekut, ndërkohë që familja e tij i di të gjitha rregullat dhe sektorët ku duhet të drejtohet për të marrë kompensimin financiar. Por sipas Sulës, kjo nuk është vetëm çështje kompensimi në vlerë monetare, por është çështje shqetësimi, respekti dhe vlerësimi që u bëhet pacientëve shqiptarë, të cilët shpeshherë e kanë të vështirë të trokasin në dyert e mediave apo në institucione të tjera për të denoncuar një ngjarje nga jeta që u ka shkaktuar jo pak dëm. Nga ana tjetër, mjekët janë të mendimit, se në raste të tilla, vetëm koha mund të tregojë nëse ekzaminimi ishte i saktë ose i pasaktë. Por problemi i pacientes Marika Sula, nuk ka qenë i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me mjekun, apo procesin zinxhir të diagnostikimit, por me qendrën e cila ka nën administrim procesin e dhënies së shërbimit të kujdesit shëndetësor me pagesë. Askush nuk e ka detyruar të vijojë më tej ekzaminimet, kjo është e vërtetë, këtij procesi ajo i është nënshtruar vetë me vullnet të plotë, por sipas familjes Sula, ajo që është për të ardhur keq në këtë mesele, është indiferenca e institucioneve, përgjigjet e vakëta, ftohtësia e personit që ti e shikon dhe e beson si Zot, mungesa kulturës për të kërkuar ndjesë. Këtë herë, familja Sula, ka reaguar pas vendimit të ëshillit rajonal të Urdhrit të Mjekëve që kanë shqyrtuar çështjen e 58-vjeçares.
#