E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania ofron bursa për studentët shqiptarë

Aplikimi

Ofrohen tri bursa për studentët shqiptarë që preferojnë të ndjekin studimet për programin e praktikës ndërkombëtare parlamentare në Gjermani. Kjo ofertë vlen për ata të rinj që kanë përfunduar studimet e larta, ose që janë në prag të diplomimit. Kohëzgjatja e studimeve do të jetë nga data 01.03.2011 deri më 31 korrik të po këtij viti. Kushti themelor për të gjithë të interesuarit e kësaj oferte është të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane. Afati i fundit i parashikuar për dorëzimin e dokumenteve të kandidatëve duhet të bëhet më datë 30 qershor 2010, pranë ambasadës gjermane në Tiranë. Këto bursa janë ofruar nga Bundestagu Gjerman në bashkëpunim me Universitetin e Lirë të Berlinit. Për një informacion më të hollësishëm lidhur me këto bursa dhe dokumentacionin që kërkohet për t’u plotësuar referojuni adresës së mëposhtme të internetit:
www.bundestag.de/ips

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›