E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakti/Edvini - Trashëgimtari i nomenklaturës, tallet me Xhelilët dhe Sulejmanët, por djemtë e tyre po i pompon si pseudopolitikanë

Edi Rama ka demonstruar dje se nuk e do Xhelil Gjonin, por të birin e tij, Ilirin, e ka futur nën sqetullën e vet.
I trembur dhe i sigurt se festa e 8 dhjetorit, e paralajmëruar nga PD-ja, do të jetë edhe një zë kundër trilleve të tij, Edi Rama , nëpërmjet “dystantartizimit”, duke tentuar të zhvlerësojë këtë festë, ka sharë babanë, por bashkëpunon me të birin. Edi Rama në daljen e tij të radhës , mes të folurit shumë e të mos thënit asgjë, ndërsa ka ripërsëritur refrenin për “hapje kutish dhe hetim zgjedhjesh”, “merak” të madh, ka pasur festën e mazhorancës në 8 dhjetor, të cilën ai ka dashur ta etiketojë “antimiting”. Në këtë tentativë prej të frikuri, festën e mazhorancës në 8 dhjetor, e ka krahasuar me antimitingjet e Xhelil Gjonit, në ditët e para kur diktatura komuniste kishte pësuar çarjen e madhe, në fund vitin 1990.
Kur, është kujtuar për gafën, sepse të gjithë e dinë që të birin e Xhelilit, Ilir Gjonin, Edi Rama e ricikloi së fundmi, Eid Rama, ishte kujdesur që në faqen zyrtare të PS-së, në internet, ta hiqte emrin e Xhelilit.
Me këtë logjikë të Edi Ramës, i bie, që ai të mos e ketë ndonjë konsideratë të mirë për Sulejman Bushatin, por të birin e tij Ditmirin, po e pompon, për ta bërë politikan me zor. Të njëjtin mendim, Edi Rama, mund të ndajë edhe për Hamdiun, pavarësisht se të birin e tij, Ilir Beqjen, e ka ndër bashkëpunëtorët më të afërt, që nga koha, kur të dy gdhendnin me të ndenjurat, emrat në stolin e rezervave të ekipit të basketbollit të “Dinamo”-s.
Problemi është, si është ndjerë dje Ilir Gjoni, kur ka dëgjuar Edi Ramën, që ka shprehur konsiderata negative për të atin. Problem do të jetë, në një rast të mundshëm, të përsëritur, si do të ndjehet Ditmir Bushati dhe Ilir Beqja, kur Edi Ramës “t’i shpëtojë” e t’i bëjë leckë baballarët e tyre, respektivisht Sulejmanin dhe Hamdiun. Por problemi më i madh është se ai s’e ka problem as për etërit e as për bijtë, sa kohë funksionon riciklimi i nomenklaturës komuniste dhe ai pluskon ende mbi ujë, si dikur kur Sigurimi përkujdesej që jo-basketbollisti Edi Rama të shkonte me ekipin jashtë shtetit, pasi i duhej për “shërbime të tjera”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›