Fakti/Elvis Roshi duhet të japë dorëheqjen

Kryebashkiaku i ri i Kavajës duhet të vihet në dispozicion të drejtësisë, që të hetohet për presionet e mundshme ndaj bashkëshortes së tij, si dhe për rolin e luajtur në politizimin e mizanskenës dhe përçimit të imazhit negativ për shqiptarët
Pos dështimi i skenarit të rrëmbimit të një gruaje me barrë, por që nuk ishte me barrë, të “zhdukjes” së fëmijës, kur fëmijë nuk bënte dot, apo pas lënies në një pellg gjaku, që vetëm Erion Veliaj e ka parë, historia e bashkëshortëve Roshi, merr një tjetër zhvillim, që nuk ka arsye të harrohet apo injorohet. Pyetja “pse?”, do përgjigje. “Pse e sajoi Griselda Roshi, këtë telenovelë...?”. Pjesë e një përgjigje të mundshme të kësaj “pse”-je, nuk mund të mos përjashtoi nga hetimi i mëtejshëm, bashkëshortin e saj, Elvis Roshin.
Dyshimet për presion dhe frustrim të bashkëshortes nga ana e tij, janë indicie të mjaftueshme që Hektor Ligori të fillojë hetimet ndaj Elvis Roshit. Përballë një situate të tillë të mundshme, vetë Elvis Roshi të mos fshihet pas imunitetit që ende nuk e ka marrë zyrtarisht, por të japë dorëheqjen dhe të vihet në dispozicion të hetimeve të burrit të Shegushe Ligorit. Një akt i tillë, nuk mund të kapërcehet, me mosdijen se bashkëshortja kishte nëntë muaj që “ishte shtatzënë”, por që bashkëshorti nuk dinte asgjë. Po, kështu, ky akt, nuk mund të kapërcehet, as me dëshirën, “ah sikur të jetë e vërtetë”, jo që të mos i shkonte dëm udhëtimi drejt Kavajës i Edi Ramës e qaramanëve të Kosta Trebickës, por që të shfrytëzohej për ca kapital më shumë politik, pjella perverse e kësaj historie.
Por, ky akt, nuk mund të injorohet as me veprimin prej “burri” të Elvis Roshit, i cili sikurse mësohet, e paska përzënë përfundimisht bashkëshorten nga shtëpia, jo pse “i nxiu faqen”, por që nuk “ia zbardhi faqen”, duke mos e organizuar mirë shtatzëninë, rrëmbimin, grabitjen dhe “notimin” në një pellg gjaku, sikurse “e ka kishte paraparë” Erion Veliaj.
Të gjitha këto, nuk e justifikojnë “burrërinë” e Elvis Roshit, i cili fshihet pas burrit të Shegushe Ligorit. Por, që të mos jetojë me brengën pse ai ishte shkaktari i mosshtatzënisë së bashkëshortes së tij, i mosrrëmbimit të saj, apo edhe i mosnotimit në një pellg gjaku, ai ta dorëzojë imunitetin dhe të paraqitet te burri i Shegushe Ligorit. Nuk bëhet qahmeti, për një post kryebashkiaku.
Ja, nuk u bë qahmeti, pse, bie fjala, Edi Rama e humbi këtë post, pas tre mandatesh...
...