E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërkombëtarët vlerësojnë masat dhe punën e strukturave shtetërore

Drejtori i Komitetit të Energjisë për Evropën Juglindore falenderon ministrin Prifti për menazhimin e krizësNjë tjetër vlerësim i rëndësishëm vjen nga ndërkombëtarët për menaxhimin e mirë që i kanë bërë situatës në zonat e përmbytura në veri të vendit, Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti si edhe qeveria shqiptare. Drejtori i “Energy Community”, Slavtcho Neykov nëpërmjet një letre të mbërritur në zyrat e METE-s, në emër të sekretariatit të këtij komuniteti për energjinë në Evropën Juglindore, i ka shprehur Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, zotit Dritan Priftit konsideratat e tij më të larta dhe të sinqerta për vetë ministrin si dhe për institucionin që ai drejton. Neykov ka shprehur vlerësimet më lartë për menaxhimin efektiv të situatës kritike të krijuar në vend nga përmbytjet në pjesën veriore te vendit. Vlerësimi për zoti Prifti dhe qeverinë shqiptare erdhi pas një mbledhje që Komuniteti për Energjinë në Evropën Juglindore zhvilloi dhe ku është diskutuar me detaje për atë çfarë po ndodh në zonën e Shkodrës, ku shumë fshatra janë në ujë për shkak të përmbytjeve nga reshjet e shumta dhe fryrjeve të lumenjve. “Shirat dhe dëbora e ditëve të fundit kanë shkaktuar prurje shumë të mëdha duke krijuar një gjendje të emergjencës civile, dhe për këtë vlerësohet ndërhyrja tepër profesionale e qeverise për shkarkimin e ujërave nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit për të siguruar një ekuilibër të sigurt për të ardhmen, duke iu larguar një rreziku më të madh”, shkruan Slavtcho Neykov në letrën e tij. Ai shpreh sigurinë e tij se “Qeveria shqiptare do të marrë të gjitha masat e tjera të nevojshme në interes të popullit shqiptar dhe se monitorimi kaq i mirëfilltë dhe i vazhdueshëm ka siguruar kujdesin ndaj jetës së njerëzve dhe ka ndaluar rrezikshmëri të tjera më të mëdha”. Gjithashtu Slavtcho Neykov shpreh keqardhjen e tij për ato 10.000 hektarë dhe më shumë se 2.400 shtëpi të përmbytura dhe rreth 5.000 njerëz që janë evokuar nga shtëpitë e tyre duke vlerësuar besimin e tij se situata është nën kontroll të mirëfilltë dhe profesional. Vlerësimi nga Komuniteti për Energjinë në Evropën Juglindore është më i fundit i një sërë mesazhesh solidarizuese që shumë zyrtarë të lartë ndërkombëtarë i kanë dërguar qeverisë shqiptare dhe ministrisë së Energjetikës. Përveçse kanë dhënë edhe kontributin e tyre të vyer për zonat e përmbytura, zyrtarët e huaj kanë mbështetur dhe përkrahur punën e bërë nga qeveria në përballimin e kësaj situate të vështirë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›