E Diel, 1 Nëntor 2026

Ftoj partitë politike të firmosin një marrëveshje se do pranojnë rezultatin e 2013

06-11-2012 / Gazeta 55

Flet Astrit Patozi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, deklaroi se data e zgjedhjeve pas turit të takimeve të presidenti të Republikës mund të jetë data 23 qershor . “Vendimmarrja e datës së zgjedhjeve i përket presidenti, ndërsa mendoj se data 23 qershor pasi shumica e partive në konsultime u shpreh për këtë datë. Ka një arsye, jo përsa i përket pozicionit të PD (ne nuk e lidhim suksesin e zgjedhjeve me një datë elektorale), por sepse ka një mbledhje të madhe në fund të qershor të OSBE, çka do të sillte më pak vëzhgues në zgjedhje, kjo mazhorancë nuk është e prirur të këtë më pak vëzhgues, ndaj besoj se do të jetë data 23”.
Në një prononcim për median, nënkryetari i Partisë Demokratike vlerësoi  nismën e presidentit Nishani për t’u konsultuar me partitë politike, pas një mungesë 5 vjeçare, çka është për t’u përshëndetur dhe një sinjal pozitiv për një klimë normale të politikë. “Kjo klimë duhet të vazhdojë edhe për reformat”, theksoi Patozi.  Ndërsa për pretendimin se një apo dy parti nuk janë thirrur në konsultime, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi se, “mazhoranca ka vlerësuar ftesën bërë partive të maxhorancës dhe atyre të opozitës, kjo është një praktikë e mirë, PD-ja është krejt indiferente me axhendën e partive të tjera, aq më tepër partive të reja që nuk janë parti, por janë projekte politike. Sipas tij, presidenti ka zgjedhur një kriter, dhe “kriteri i zgjedhur nga presidenti është korrekt dhe i matshëm pasi bazohet në thirrjen e partive që kanë qenë në zgjedhjet e 2009, dhe jo për projektet politike të fundit.
Më pas kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Patozi u ndal në tek marrja e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë. Ai u shpreh se shpreson që Statusit të mos kthehet në pengun e madh të Integrimit në 100 vjetorin e Shtetit shqiptar, çka do të ishte goditja më e madhe ndaj aspiratës së shqiptarëve për t’u integruar në familjen europiane. “Maxhoranca ka qenë e drejtpërdrejtë në pozicionin e saj dhe ne s’kemi asgjë për të diskutuar më tej për shkak se kemi në tavolinë tre ligje të cilat nuk janë kontestuar për përmbajtjen. Dhe na ka dalë një kusht i katërt  i qarkut të Fierit, që është një kusht banal dhe pretekst për bllokuar statusin vendit kandidat. Çështja e Fierit është në gjykim, maxhoranca as nuk merr e as nuk jep kryesimin e qarkut e Fierit. Nëse duan të bëjnë politikë të shkojnë në votëbesim. Por kjo është një alibi”, nënvizoi ai.
Ndër të tjera, Patozi theksoi se, “kontakti politik me PS nuk është ndërprerë asnjëherë dhe shpresojmë të gjendet një konsensus, por gjasat nuk janë të mira, sepse Edi Rama kërkon të futet në zgjedhje duke përdorur si kauzë ngecjen e ritmit të integrimit të Shqipërisë duke fajësuar më pas qeverinë, çka është primitive pa sens. Nuk është vetëm meritë e maxhorancës miratimi i disa reforma të qenësishme (si Kodi zgjedhor, imunitetit, etj), por ne duhet të shkojmë në 100 vjetor me dinjitet, si klasë politikë. Nëse do të bllokojmë reformat do të ishte një goditje e rëndë për statusin dhe për politikën, ne duhet të dalin në një ceremoni për 100 vjetorin e pavarësisë. Ka qëllime tendencioze për të mbajtur nën tension dhe të polarizojë jetën e qytetarëve, në këtë 100 vjetorin,  pasi Rama mendon se kështu fiton më shumë”.
Gjithashtu nënkryetari Partisë Demokratike sqaroi se mesazhi i zonjës  Klinton ishte shumë i qartë, s’ka nevojë për interpretime, ishte një lajtmotiv për të bashkëpunuar mes palëve politike. “Ku mund të bashkëpunojë opozita me pozitën? Ne e kemi shumë të qartë ato janë kryesisht reformat e integrimit siç e theksoi dhe zoti Sequi, çka ka ardhur pambarimisht nga Brukseli. Ndërsa përgjigja e opozitës ose heshtje ose ka një dozë agresivitetit politik. Ne po presim lëvizjen e opozitës, pasi përmbajtja e ligjeve s’kanë asnjë problem, këtu është shpikur një alibi për të penguar marrjen e statusit të vendit kandidat”, sqaroi ai.
Sipas tij, zonja Klinton theksoi në parlament se jo vetëm duhet të  mbahen zgjedhje të mira, por dhe të mos kontestohen në fund të procesit, pasi mospranimi i rezultatit është i dëmshëm. “Në rast se Edi Rama do të ketë një konstatim kundër rezultatit do ishte qesharak për vijueshmërinë e kontestimit. Opozita nuk ka asnjë përgjigje për mesazhin e sekretares Klinton”, vijoi ai.        
Ndërkohë kreu i grupit të PD në Kuvend u ndal dhe në faktin që kremtimet e jubileut të 100 vjetorit po përdoret nga opozita për të mbajtur gjallë tensionin politik, në vend ta bashkonte politikën për një qëllim. “Kremtimet e 100 vjetorit po përdoren si argument shtesë si një përpjekje e qëllimshme  për t’u ndarë dhe për të mos arritur tek marrja e statusit të vendit kandidat për në BE. Ismail Qemali dhe Ahmet Zogu janë figura historike dhe nuk mund t’i ndajë. Opozita po tenton të krijojë një debat, një psikozë për anashkalimin e Vlorës, çka është një politizim politik i festës, çka është primitive. Maxhoranca nuk dëshiron tensione, por është opozita që kërkon të sjellë fërkime elektorale me polarizim të skajshëm”, theksoi ai.
Sipas tij, detyrim i opozitës është votojë plotësimin e 3 ligjeve për të marrë, në dhjetor, statusit të vendit kandidat. “Në rast se ne bëjmë këtë ne do të kemi kohë të ballafaqojmë programet tona. Por Rama po bën vetëvrasja politike duke i çuar ekstrem çështjet. Eksperienca të tilla në 22 vjet kanë qenë të dështuara çka do të kthehej në një minus. Qytetarët voton më pasi një parti apo program i frymëzon dhe jo më votoni mua kundër atij.  PD-ja ka një bonus nga këto sjellje, ne do të kemi jo vetëm bilance për dhe një projekt për katër vitet e ardhshëm, ne kemi një hipotekë 8 vjeçare reformash, për t’u kërkuar qytetarëve një mandat 4 vjeçar”, nënvizoi Patozi. Ai vlerësoi se fryma konfliktuale nuk i favorizon partitë e reja, “teknologjia negativiste nuk funksionon për të fituar besimin e qytetarëve. Kur them për vështirësitë e PS, mendoni pak për partitë minore dhe projektet politike. Zoti Topi nuk është rishtar, ai e ka ngrenë gjysmën e mollës së kalbur me votën e tij për Ramën, çka ishte një shprehje e vullnetit të lirë.  T’u thuash shqiptarëve nuk kam qenë këtu, kur ke qenë president Republike, nënkryetar partie, ministër, etj, Kjo është e papërgjegjshme”. Gjithashtu Patozi nënvizoi se “PD-ja ka një kontratë me qytetarët shqiptarë pasi jemi parti e fjalës së mbajtur, neve nuk na ikin partnerët e koalicioni ashtu siç i ikin PS”.
Në lidhje më caktimin e kryeprokurorin të ri të Përgjithshëm, sipas kreut të grupit parlamentar të PD Patozi, “maxhoranca ka një rol pasiv në këtë debat, në parlament maxhoranca ka shumicën dhe voton dekretin e Presidentit. Ligji dhe tradita e vendimeve të gjykatës Kushtetuese është e qartë, debatet kundër kësaj logjike janë të stisura për qëllime të ndryshme. Ne kemi nevojë për një kryeprokuror dinjitoz e profesional, duke i dhënë besim një kandidature të presidentit të Republikës. Presidenca Topi nuk mund të konsiderohet si model, pasi instaloi një klimë mosbesimi mes palëve politike”.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›