E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjeopolitika, ja si shqiponja amerikane po përgatitet për sulmin final ndaj dragoit kinez

14-07-2011 / Nga Lodovico Festa

Politologët më të njohur anglo-saksonë reflektojnë mbi të ardhmen e rendit botëror (dhe mbi rreziqet e luftës) kur Pekini në vitin 2050 do të jetë fuqia e parë në botë. Vetëm ekuilibri midis shteteve do të shmangë konfliktet. Për Henry Kissinger një Komunitet i Paqësorit mund të jetë një zgjidhje.
***
Tek ne debati ndizet – dhe jo pa arsye – mbi aspektet ekonomike të globalizimit. Në Shtetet e Bashkuara dhe në “shtojcën” kulturore britanike përqendrohemi shumë edhe në aspektet politiko ushtarake të raportit të rënies amerikane dhe rritjes kineze. Henry Kissinger (në Kinë, The Penguin Press, 2011) ndërhyn me autoritet në një debat të ringjallur nga dy gazetarë anglezë: ish drejtori i Economist, Bill Emmott me Rivals (Mariner Books, 2009) dhe Martin Jacques, redaktor i Guardian  me Kur Kina vendos rregulla në botë (The Penguin Press,2009). Midis analizave të regjisorit të lashtë (dhe dijetar) të diplomacisë amerikane, Kissinger dhe Jacques  (drejtor në vitet 80 i revistës teorike të komunistëve britanikë Marxism sot) ka më shumë se një pikë të përbashkët. Mbi të gjitha, pesha e “historisë” shfaqja e Mbretërisë së Mesme në mandarinën Zhongguo prej së cilës vjen emri i “Kinës”, bërë në vitet 1000 përpara Krishtit), bashkimi i Perandorisë  me Qin Shi Huang në vitin 200 përpara Krishtit me pasojën e asimilimit të popullsisë nga ana e grupit etnik Han. Ka rëndësi si tradita kulturore konfuciane si ajo e Sun Tzu dhe e artit të tij të luftës. Konservatori realist si gazetari radikal insistojnë në konsideratën e traditës shekullore bazë për çdo gjykim mbi të tashmen. Ato ftojnë në vlerësimin e “shekullit të poshtërimit” (midis mesit të viteve 800 dhe mesit të 900) nga ana e perëndimorëve dhe japonezëve si element qendror për të vlerësuar Pekinin e sotshëm.
Kissinger është i lezetshëm edhe për mënyrën se si sjell pjesët e bisedave të tij me Maon, Zhou Enlai, Deng, Jiang Zemin në stinën e raporteve shqipo-amerikane të hapura në vitin 1972. Jacques është i pasur me të dhëna ekonomike. Megjithatë fokusi i të dyve është se si do të jetë rendi botëror duke qenë se avash avash Kina po bëhet fuqia e parë ekonomike botërore (ngjarje e parashikuar me të gjithë përafrimin afatgjatë për 2050). Këtu ndërhyn edhe Emmott, por jo me një qasje historike, por krahasuese me fuqitë e tjera të mëdha aziatike, pra me Indinë dhe me Japoninë.
Në veçanti Kissinger dhe ish-drejtori i Economist pyesin se kur tabloja globale i korrespondon sot asaj europiane së fundit të viteve 800, kur supremacia britanike u sfidua nga gjermanët edhe në kampin e kontrolleve të burimeve strategjike. Ish sekretari i shtetit, Richard Nixon, kujton “memorandumin” që një zyrtar britanik i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Eyre Crowe, shkroi në vitin 1907, në të cilin shpjegohej se si rritja e fuqisë gjermane (nga flota në hegjemoninë në Europë) ishte në vetvete (përtej ndjenjave paqësore ose jo të Berlinit) një sfidë për Perandorinë britanike dhe do të çonte në luftë. Diplomati i vjetër beson se duke ndërtuar një komunitet “Paqësor”, duke punuar mbi çështjet e veçanta me shpirt praktik, duke marrë parasysh mësimet shkatërruese vetë Luftës së Parë Botërore të parashikuar nga Crowe, do të jetë e mundur të evitohet se mungesa e një ekuilibri të vërtetë botëror do të çojë në një konflikt.
Jacques që në krahasim me Kissinger dhe Emmott është i shtyrë nga një frymë e fortë faji perëndimor dhe nga një anti-amerikanizëm të caktuar, është mjaft i sinqertë kundrejt prirjeve themelore të Pekinit: shpirti i superioritetit i rrënjosur thellë jo pa elementë racizmi, përdorimi i forcës pa shumë skrupuj (i përmendur edhe nga Kissinger në raport me Korenë në vitin 1953, Indinë në vitin 1962, Rusinë në vitin 1969, Vietnamin në vitin 1978), aftësia e “Mbretërisë së Mesit” për të pasur raporte me fqinjët si “tatues”, por shikon të mundshëm një ekuilibër që do të evitojë luftën.
Më pak optimist nga të urtët e tjerë, Emmott thekson rritjen e shpenzimeve ushtarake kineze të cilat në vetvete mund të çojnë në luftëra dhe mundësinë që kriza të shpërthejë një prej disa “vrimave të zeza” të Kontinentit aziatik, nga Pakistani në Korenë e Veriut, në Myanmar. Përtej konkluzioneve pak a shumë shqetësuese, dallohet tek të urtë të ndryshëm sforcoja për të paraqitur një vizion të përgjithshëm realist se si rritja e Kinës kushtëzon të gjithë realitetin botëror. Edhe vëmendja e re (filma dhe sprova të ndryshme) për Xhenghis Khanin dhe Tamerlan-in dhe funksioni i tyre në modernizimin e botës duke rihapur rrugën e mëndafshit nga Kina në Europë, lidhet me debatin rreth Pekinit. Nuk mungon, në këtë drejtim, kush kujton se si mongolët përveç se bënë që komunikacioni të funksiononte më mirë, grumbulluan piramida nga kafkat rezistuese të burrave, grave dhe fëmijëve të qytetit.
Përgatiti:L. Lita

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›