Triumfi i Euro-skeptikëve
Nga Peter Oborne dhe Frances Weaver
(Marrë nga revista “The Spectator”)
Rrallë në historinë politike një fraksion ose një lëvizje ka gëzuar një fitore aq të madhe, sa ajo që gëzuan konservatorët skeptikë në lidhje me euron. Ata kishin të drejtë. Jo vetëm që patën të drejtë në lidhje me monedhën e vetme, e reja më e rëndësishme ekonomike e epokës sonë, por kanë pasur të drejtë për arsyet e duhura. Ata kanë ditur të parashikojnë me saktësi dhe kthjelltësi profetike si dhe përse euro do të sillte një kolaps financiar dhe social. Ndërkohë, ata që ishin në favor të euros gjenden në të njëjtën situatë të atyre që sugjeronin tolerancën e nazizmit ose komunistët pas rënies së murit të Berlinit. Plotësisht të shkatërruar. Marrim rastin e Financial Times, që pretendon të jetë gazeta ekonomike më e rëndësishme dhe me ndikim më të madh në Britaninë e Madhe. Rreth çerek shekulli më parë, diçka duhet të ketë shkuar keq në FT. Duke u kthyer shpinën lexuesve të tij, lejoi sekuestrimin nga një kritikë e gazetarëve të majtë. E tregoi këtë kur argumentoi kundër pushtimit të Falklands. Natyrisht, gazeta më pas mbështeti hyrjen e Mbretërisë së Bashkuar në sistemin e kursit të këmbimit të Sme-së, në vitin 1990. Për rreth 25 vjet, ka qenë e gabuar lidhur me çdo çështje të madhe ekonomike.
Gabimi i fundit historik i rëndësishëm i Financial Times ka lidhje me euron. FT-ja u zhyt me kokë në fushën e atyre që ishin në favor të hyrjes në euro, duke e mbështetur këtë çështje me një zell pothuajse fetar. Ajo hodhi poshtë shqetësimet sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Përsa i përket hyrjes së Greqisë në zonën e euros, më 8 janar 2001, kolona Lex shkroi: “Pak vetë do të mbajnë zi për fundin e dhrahmisë. Hyrja në zonën e euros ofron perspektiva për një stabilitet ekonomik afatgjatë”. Një mikpritje mjaft të ngrohtë pati në faqet e FT-së edhe Irlanda. Akoma në maj të vitit 2008, kur bumet ekonomike në Irlandë dhe në vende të tjera kishin filluar pa dyshim të zbeheshin, gazeta këmbëngulte në dogmën e saj: “Bashkimi monetar europian është një grerëz e madhe që ka ndërmarrë fluturimin”, lexohej në rubrikën më të rëndësishme të FT-së. “Për aq sa është e pamundur edhe vizatimi i saj hyjnor, në jetën reale ka pasur sukses”. Për të qenë një gazetë që pretendon të jetë autoritet në fushën e financave, mënyra me të cilën FT-ja ishte përgjegjëse për monedhën e përbashkët ka qenë një katastrofë e vërtetë.
Arrijmë tek BBC. Nëntë javë përpara 21 korrikut të vitit 2000 – kur argumenti i euros arriti kulmin e debatit publik – programi “Sot” transmetoi opinionin mbi euron të rreth 121 personaliteteve. Nga këto, 87 ishin në favor dhe 34 kundër monedhës së përbashkët. Arsyet e dhëna në mbështetje të euros nga ekspertët, intervistat dhe diskutimet ishin dyfish më të shumta se sa ato të atyre që ishin kundër. Gazetarët e BBC-së prireshin të paraqisnin një pozitë të favorshme për euron si “qendrore”, duke bërë kështu që zërat e atyre që ishin skeptikë në lidhje me euron të mundeshin më parë se të hynin në debatin publik.
Shumë herë radhazi, BBC-ja sugjeroi se nëse nuk do të hynte në euro, vendi do të shkonte drejt kolapsit ekonomik e industrial. Kur këto raporte rezultuan jo të besueshme dhe të pabaza, ato nuk u korrigjuan. Mbretëria e Bashkuar, gëzoi nivele rekord për investimet e huaja, por kur Instituti Kombëtar i Statistikave njoftoi për shumë investime të huaja, BBC-ja praktikisht nuk bëri fjalë. Këto paragjykime shkuan shumë thellë. Rod Liddle, në atë kohë drejtor i programit “Sot”, të radio 4, kujton se ka takuar një personazh të lartë në kuadër të BBC-së, me të cilin bisedoi për skeptikët në lidhje me euron. “Më tha”: “Rod, duhet të kuptosh se këta janë të çmendur. Janë padyshim të çmendur”. Në të vërtetë, skeptikët e euros kishin shumë tru.
Mësimi i Churcillit/ Në vitin 1936, Winston Churchill – në atë kohë ai ishte një figurë e dorës së dytë, për më tepër i përfolur – duke iu drejtuar Dhomës së Komunave, përdori fjalët e mëposhtme: “Duke u ankuar për të kaluarën shërben vetëm për imponimin e një veprimi efikas për të tashmen”. Pra, cilat duhet të jenë mësimet që duhet të kishim mësuar se si britanikët kanë përballuar çështjen e euros? Para së gjithash, duhet të kemi për zemër karakteristikën britanike, që është sjellja e çuditshme. Analiza e debatit publik në kulmin e çështjes së euros tregon se sa shpesh propagandistët në favor të euros i kanë quajtur si “të çuditshëm” kundërshtuesit e tyre. Kështu shkruante Andrew Rawnslev tek Observer më 31 janar të vitit 1999: “Në favor të euros është një koalicion i madh punëdhënësish, sindikatash dhe figurash të shquara politike, pragmatikë dhe mendërisht të shëndetshëm. Ndërsa në frontin tjetër kemi një bujtinë të ish-diçkaje, që s’ kanë qenë kurrë asgjë dhe budallenj”. Në të vërtetë, ishin pikërisht ata personazhe të çmendur e kokëfortë që patën të drejtë. Për demokracinë tonë, vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm mendimi i atyre që janë në favor të euros. Para së gjithash, duhet të na shpjegojnë për çfarë arsyesh janë përpjekur ta vënë Britaninë e Madhe në rrugën e rrezikshme që mund të na çonte në monedhën e përbashkët. Marrim si shembull vëzhgimin e Danny Alexander, ministër i thesarit, sipas të cilit ata që ka etiketuar si izolacionistë apo nacionalistë anti-europianë, ishin “armiq të rritjes”. Për pesë vjet, Alexander udhëhoqi fushatën në favor të euros dhe nëse do ta përshtaste, do e kishte çuar Britaninë e Madhe drejt katastrofave ekonomike. Ka ardhur koha për të thirrur ata si ai që të japin llogari për arsyet e tyre.