Fakultetet, ja degët ku hapen masterat e rinj
Hapen masterat në degë të tjera të Universitetit të Tiranës dhe atij Politeknik. Programet e ciklit të dytë të studimeve sipas Bolonjës do të nisin që këtë vit akademik. Kështu të gjithë studentët që kanë marrë një diplomë të nivelit të parë pas 3 vitesh studimi, do të mund të nisin këtë cikël studimesh në degën përkatëse. Ato do të zgjasin dy vjet dhe për të përfituar diplomën, janë të nevojshme 120 kredite. Kështu sipas vendimit të djeshëm, në Universitetin e Tiranës përkatësisht fakulteti i Shkencave të Natyrës do të ofrohen programi i studimit "Kimi", me profilin "Analiza kimike dhe vetitë e lëndës", programi i studimit "Matematikë dhe programi i studimit "Inxhinieri matematike dhe informatikë". Në po të njëjtin fakultet do të ketë master për "Informatikë". Sa i përket fakultetit të Shkencave Sociale do të hapet programi i studimit "Filozofi sociale" dhe "Shkenca politike", me profilin "Teoritë politike". Veç këtyre degëve, mastera do të ofrohen edhe pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Në fakultetin e Inxhinierisë Mekanike do të hapet programi i studimit "Inxhinieri tekstili dhe modë". Ndërsa në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit do të nisë programi i studimit "Inxhinieri ndërtimi", me profile: Ndërtim dhe administrim; Strukturist; Infrastrukturë e transportit. Në po të njëjtin fakultet këtë vit akademik do të nisë programi i studimit "Inxhinieri hidroteknikë" dhe "Inxhinieri gjeodezi". Pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, në fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, do të nisë programi i studimit "Ekonomi dhe politika agrare", "Financë-kontabilitetet" dhe "Menaxhim agrobiznesi".
Masterat
Universiteti i Tiranës
Fak. Shkencat
e Natyrës:
"Kimi",
"Matematikë
"Inxhinieri matematike dhe informatikë".
"Informatikë".
Fak Shkencat Sociale:
"Filozofi sociale"
"Shkenca politike",
Universiteti Politeknik: "Inxhinieri tekstili
dhe modë".
"Inxhinieri ndërtimi",
"Inxhinieri hidroteknikë"
"Inxhinieri gjeodezi".
Universiteti Bujqësor:
"Ekonomi
dhe politika agrare",
"Financë-kontabilitetet"
"Menaxhim agrobiznesi".