Pedofili grek, abuzime me të miturit shqiptarë
Patra/Greqi
Maniaku seksual shkatërron një familje emigra-ntësh shqiptarë me qëndrim në Patra të Greqisë. Policia arrestoi peshkatarin 60-vjeçar me akuzën se prej dy vitesh ka kryer abuzime seksuale ndaj dy fëmijëve shqiptarë, një djali vetëm 6 vjeç dhe motrës së tij 11-vjeçare. Publikimi i këtij skandali të rëndë është bërë shkak për zhdukjen e babait të fëmijëve shqiptarë, ndërsa policia ka arrestuar edhe nënën e tyre, e cila dyshohet se ka pasur dijeni për pedofilinë. Autori i gjithë kësaj, është një shtetas grek, 60 vjeç, i njohur si peshkatar, madje i hequr edhe si mik i familjes së emigrantëve shqiptarë. Dëshmitarë dhe banorë të zonës i kanë thënë policisë se i arrestuari për pedofili hynte shpeshherë në shtëpinë e shqiptarëve, ku bashkë me prindërit e fëmijëve dhe në prani të të miturve, të gjithë bashkë shikonin filma me përmbajtje pornografike. Policia u njoftua pak ditë më parë nga banorë të zonës, të cilët kishin parë peshkatarin 60-vjeçar, teksa kryente veprime të turpshme me fëmijët e mitur, të cilët shpeshherë, duke përfituar nga mirëbesimi i prindërve i merrte me vete në varkën e tij. Sipas të dhënave të para të hetimit, maniaku grek ka kryer abuzime seksuale ndaj dy fëmijëve shqiptarë të paktën prej dy viteve. Policia kërkoi që djali dhe vajza e abuzuar t'i nënshtroheshin ekspertizës mjeko-ligjore, e cila zbuloi dëmtime dhe pasoja të dukshme të abuzimeve e dhunës seksuale në trupin e dy të miturve. Gazetat greke shkruanin dje se abuzimet kishin arritur deri aty, saqë kohët e fundit një pjesë e mirë e komunitetit në Patra e dinte çfarë po ndodhte me fëmijët e familjes së emigrantëve shqiptarë. Megjithatë, askush nuk kishte marrë guximin të denonconte skandalin seksual.
"Nëna e dinte"
Mediat abuzonin dje duke cilësuar se vetë nëna e dy fëmijëve, ishte bashkëpunëtore në krim, pasi e dinte çfarë po ndodhte. Por avokati i familjes shqiptare i ka hedhur poshtë këto akuza. Janis Apostolopulos, tha se nëna e fëmijëve nuk ka asnjë dijeni. Besoj se kemi të bëjmë me një familje të ndershme, e cila kurrë nuk do pranonte në shtëpi një njeri të tillë, nëse e njihte se kush ishte në të vërtetë. Nëna e tyre po vuan dhe do që e vërteta të zbulohet", është shprehur avokati i nënës së fëmijëve shqiptarë pas arrestimit të saj. Nëna e fëmijëve ka dëshmuar se pedofili e kishte kërcënuar me thikë djalin 6-vjeçar që të mos tregonte në shtëpi për abuzimet seksuale pre e të cilave kishte rënë bashkë me motrën e tij. Peshkatari grek mësohet se i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke pohuar se më parë kishte kërkuar nga familja e emigrantëve shqiptarë, që të birësonte djalin e tyre 6-vjeçar me të cilin për dy vite me radhë ka abuzuar seksualisht.
Përdhunoi në Athinë, kapet në Kavajë
TIRANE - Kërkohej për përdhunim në Greqi, arrestohet në Kavajë, 40-vjeçari nga Lushnja. Halil Hela, 40 vjeç, nga fshati Gurë i Lushnjës me banim në Kavajë, është ndaluar nga policia e këtij qyteti, me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura. Arrestimi i tij, është bërë i ditur dje nga policia e Tiranës, e cila konfirmoi se ndaj të prangosurit Prokuroria e Kavajës ka lëshuar një urdhër arresti me akuzën për një përdhunim, që dyshohet se autori e ka kryer në Greqi. Pre e dhunës seksuale të shqiptarit mësohet se, ka rënë një vendase greke. Ngjarja mësohet se ka ndodhur disa muaj më parë, ndërsa më pas Halil Hela ishte kthyer në Shqipëri. Në ngarkim të tij, policia greke ka nisur një procedim penal për këtë çështje, që është transferuar në Shqipëri. Pas lokalizimit të tij, Prokuroria ka lëshuar urdhër arrestin, që është ekzekutuar menjëherë nga policia dhe ka kryer ekzekutimin e urdhrit, duke arrestuar të kërkuarin.