E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis “Camerata e Tiranës”

 

“Katër Stinët” e Vivaldit, meloditë e Shtrausit apo të Mozartit, do të interpretohen mbrëmjen e nesërme në sezonin e ri koncertor “Camerata e Tiranës”. Ky koncert në të cilin merr pjesë dirigjenti dhe solisti Frederic Laroque si dhe violonçelisti dhe kompozitorit Dominique de Ëilliencourt, vjen si bashkëpunim i shoqatës kulturore franko-shqiptare “ARTEMA” në partneritet me Ministrinë e Kulturës. Projekti ka në thelb një mision në Shqipëri; jo vetëm të promovojë jetën artistike shqiptare duke mbështetur në mënyrë të veçantë të rinjtë e talentuar si pjesë aktive të saj, por edhe ballafaqimin e tyre me standardet artistike evropiane. Artema-Shqipëri, me Cameratën e Tiranës, do të jetë pjesë aktive e sezonit artistik 2007–2008. Ky sezon artistik ka për synim të bëjë të mundur vënien në skenë të koncerteve me solistë të mirënjohur, kryesisht të huaj dhe shqiptar. Mjeshtrit e mëdhenj të artit klasik do të performojnë në Tiranë në sallën e Teatrit Kombëtar në datat 19 shtator dhe 22 nëntor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›