E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventus, Bajern e Real e nisin me fitore

 

Alesandro Del Piero me golin e tij nga goditja e lirë i dha fund vuajtjeve të Juventusit përballë fituesve të Superkupës së Europës, Zenitit të Shën Petërsburgut (1-0). “Pinturikio” realizoi në minutën e 77-të, duke i dhuruar tri pikët e para formacionit të Klaudio Ranierit në grupin H. Po në këtë grup gjiganti spanjoll, Reali i Madridit, fitoi kundër debutuesve bjellorusë të Bate Borisov me rezultatin 2-0, të cilët e përfunduan takimin me dhjetë lojtarë. Për spanjollët realizuan në pjesën e parë Serxho Ramos (11’) e holandezi Rud van Nisterlroj (57’). GRUPI E - Mançester Junaitid e nisi jo në mënyrë pozitive mbrojtjen e titullit. “Djajtë e kuq” të Aleks Fergusonit nuk shkuan më shumë se barazimi i thatë kundër spanjollëve të Vijarealit. Edhe ndeshja tjetër, ajo midis Sëlltikut e debutueve danezë të Allborgut përfundoi në barazim pa gola. GRUPI F - Alberto Xhilardino ishte heroi i Fiorentinës në barazimin 2-2 kundër Lionit në transferoë, por pa mundur t’i sigurojë fitoren në ndeshjen e vlefshme për grupin F. Ish-sulmuesi i Milanit realizoi në minutat 12 e 42. Për shtatë herë kampionët e Francës shkurtoi diferencën Frederik Pikion në të 73’ e më pas barazoi Karim Benzema në të 85’. Bajerni i Munihut kompletoi një fitore në transfertë. Skuadra e Klinsmanit fitoi 1-0, falë golit të Daniel van Buyten në minutën e 14-të. GRUPI G – Porto i dha një mësim të mirë Fenerbahçes, duke fituar 3-1. Golat për portugezët Lopez në të 11' dhe Luço Gonzales. Lino mbylli llogaritë në minutën e 90-të. Për turqit shkurtoi diferencën Daniel Guiza në të 29’. Arsenali vuajti në Kiev kundër Dinamos për të marrë një pikë, duke e siguruar këtë në minutën e 88-të me anë të Gallasit. Për ekipin ukrainas shënoi Ismael Bangura (64’).

Rezultatet

Grupi E
Selltik - Aalborg    0 - 0
Mançester – Villarreal    0 - 0
Grupi F
Lion - Fiorentina     2 - 2
Steaua - Bajern M.     0 - 1
Grupi G
Dinamo Kiev - Arsenal 1 - 1
Porto – Fenerbahçe 3 - 1
Grupi H
Juventus - Zenit     1 - 0
Real M. - BATE     2 - 0

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›