E Diel, 1 Nëntor 2026

Super-Godelli, sërish kampion Evrope

 

Më datën 17 shtator pritej që kampionati evropian i peshëngritjes për të rinj të pushtohej nga performanca spektakolare e djaloshit shqiptar të hekurave, Daniel Godelli. Ari që ai kishte sjellë nga Franca vetëm pak javë më parë nuk ishte i mjaftueshëm. Të tjera leksione shqip bëheshin gati të jepeshin për pedanën e evropiane të peshave. Dhe një nga ligjëruesit më pikantë të këtyre leksioneve pritej të ishte 16-vjeçari Godelli. Shkumbini dhe Peqini mbetet binomi i pandryshueshëm i Danielit, teksa të kujton se është përfaqësuesi i këtij ekipi dhe i lindur në këtë qytet, që zemrën dhe nderin ia ka falur sportit. Peshëngritësi shqiptar fitoi dje në mesditë dy medalje të arta dhe një të argjendtë, duke u shpallur kampion i Evropës për peshat deri në 62 kg në dygarësh dhe në stilin e shtytjes. Këto ishin medaljet e para për përfaqësuesen kuqezi të të rinjve në kampionatin e 34-t evropian të peshëngritjes për të rinj dhe të reja, që po zhvillohet prej dy ditësh në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, në Durrës. Briken Calja fitoi një medalje argjendi në shkëputje (136 kg) e një bronzi në dygarësh (301) në kategorinë e peshës 69 kg. Peshëngritësi tjetër shqiptar në këtë peshë Gerti Trasha fitoi medaljen e bronzit në shkëputje, por dështoi në shtytje, pasi nuk arriti të ngrejë peshën 161 kg në asnjë nga provat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›