E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja propozon ndryshimin e skemës për pranimin e studentëve



Të studiosh në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja këtë vit do të jetë dy herë më vështirë. Kjo për arsye se stafi drejtues i këtij fakulteti ka propozuar ndryshimin e skemës së pranimit të të rinjve në këtë fakultet për vitin e ardhshëm akademik. Sipas këtij propozimi, studentët, pasi të shpallen fitues, duhet t’i nënshtrohen një provimi tjetër për dijet në çdo gjuhë të huaj, që mësohen në degët universitare të gjuhëve të huaja. Po sipas propozimit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, ndryshimi i skemës së pranimit për vitin e ardhshëm akademik, synon përzgjedhjen e studentëve që kanë njohuri të nivelit B për gjuhët e huaja, sipas kuadrit Europian të Referencës. Për të shmangur nivelin e ulët të studentëve, stafi drejtues i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, ka propozuar që kandidatët për studentë në programet e studimit të këtij fakulteti të testohen në gjuhët që nuk përfshihen në lëndët me zgjedhje, siç janë gjermanisht, italisht, greqisht, turqisht, spanjisht e rusisht. Kjo mundësohet nga udhëzimet në fuqi, sipas të cilave, në degë të veçanta, ku dijet janë shumë specifike dhe nuk kanë të bëjnë me ato të zakonshmet, mund të miratojnë një sërë kriteresh shtesë, në mënyrë që të përmbushet siç duhet misioni i institucioneve të Arsimit të Lartë në vendin tonë.

Degët e studimit
Gjuha angleze
Profili: Anglistikë-Amerikanistikë
Profili: Mësuesi
Profili: Përkthim-interpretim
Gjuha frënge
Profili: Specialist i gjuhës dhe i letërsisë frënge
Profili: Mësuesi
Profili: Përkthim–interpretim
Gjuha gjermane
Profili: Përkthim-interpretim
Profili: Mësuesi
Gjuha italiane
Profili: Përkthim-interpretim
Profili: Mësuesi
Gjuha turke
Profili: Specialist i gjuhës turke dhe ruse
Gjuha Sllave
Profili: Specialist i gjuhës ruse
dhe greke-bullgare

13 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›