Si dhe ku mund t’i paguani sigurimet shëndetësore vullnetare
Kategoritë që mund të paguajnë kontributet në mënyrë vullnetare. Dokumentacioni me të dhënat që duhet të dorëzohet pranë në DRSKSH-ve
Emanuela Sako
Qytetarët që nuk kanë mundësi t’i paguajnë sigurimet shëndetësore nëpërmjet të ardhurave që kanë nga puna, mund t’i paguajnë ato vullnetarisht. Personi i siguruar në mënyrë vullnetare përfiton pa pagesë një pjesë të çmimit të barnave të listës së barnave që rimbursohen dhe shërbimin pa pagesë te mjeku i përgjithshëm dhe i familjes. Që personi i siguruar në mënyrë vullnetare të përfitojë sigurim shëndetësor, duhet fillimisht të paguajë kontributin në masën e përcaktuar për një periudhë kohe për një vit. Më pas pagesat bëhen si parapagim dhe për periudha jo më pak se tre muaj. Kështu, një person që kërkon të sigurohet vullnetarisht, në bazë të rregullores së sigurimit vullnetar nr. 2, datë 30.09.2003, lidh një akt-marrëveshje me Drejtorinë Rajonale të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, në të cilën përcaktohet shuma e kontributit që personi duhet të paguajë, mënyra e pagesës si edhe përfitimet nga skema. Për të bërë pagesën të gjithë qytetarët duhet të drejtohen pranë qendrave shëndetësore, ku mund të komunikojnë me punonjësit e ISKSH-së, që ndodhen pranë qendrave. Masa e kontributit është e ndryshme sipas disa kategorive që i përkasin. Për të përfituar sigurimet shëndetësore duhet të dorëzohet edhe dokumentacioni përkatës.
Kontributet, sa paguhet
Masa e kontributit për personat e punësuar është 3.4% e pagës mujore, nga të cilat 1.7% i paguan punëdhënësi dhe 1.7% i paguan punëmarrësi. Kontributi për të vetëpunësuarit në qytet është 7% e pagës minimale. Ndërsa të vetëpunësuarit në fshat duhet të paguajnë 3% për ata që janë në zonat kodrinore dhe malore. Ndërsa banorët që jetojnë në zonat fushore do të paguajnë 5 për qind të pagës minimale. Të gjithë qytetarët, përfshi të gjitha zonat që i përkasin janë të interesuar për t’u siguruar në mënyrë vullnetare, pasi përfitojnë pa pagesë një pjesë të çmimit të barnave të listës së barnave që rimbursohen dhe shërbimin pa pagesë te mjeku i përgjithshëm dhe ai i familjes.
Kategoritë
ISKSH-ja ka përcaktuar disa kategori, të cilat mund të bëhen pjesë e skemës së sigurimeve shëndetësore vullnetare. Kështu, qytetarët mund të sigurohen vullnetarisht në rastet kur nuk kanë qenë ndonjëherë në marrëdhënie pune, kur nuk kanë mbushur moshën e pensionit të pleqërisë, apo nuk përfitojnë të drejtën për t’u regjistruar si punëkërkues të papunë dhe janë në prag të moshës së pensionit të pleqërisë. Pjesë e përfituesve të sigurimeve shëndetësore vullnetare mund të bëhen edhe studentët në rastet kur janë studentë shqiptarë që vazhdojnë studimet pasuniversitare dhe specializime që studiojnë jashtë shtetit dhe duan të përfitojnë nga skema kur ndodhen në Shqipëri. Një kategori tjetër janë edhe emigrantët shqiptarë që punojnë përkohësisht jashtë shtetit për periudhën kur ndodhen në Shqipëri. Si dhe shtetasit që kanë periudha shkëputje nga puna me leje, por pa të drejtë page. Së fundi, pjesë e skemës mund të bëhen të gjitha rastet që i vlerëson ISKSH-ja.
Dokumentacioni
Shtetasit që duhet të bëhen pjesë e sigurimeve shëndetësore vullnetare duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin përkatës, nëpërmjet të cilave sigurohen të dhënat e personave. Për të vërtetuar që personi që kërkon të sigurohet vullnetarisht u përket kategorive të përcaktuara më lart, ai paraqet në DRSKSH dokumentacionin si më poshtë, certifikatë lindje, vërtetim për vendbanimin e tij, deklarim nga mjeku i përgjithshëm ose i familjes për gjendjen e tij shëndetësore. Po kështu, duhet të dorëzojë një kërkesë me shkrim, që të tregojë se ai kërkon të bëhet pjesë e kontribuuesve vullnetar të sigurimeve shëndetësore.
Kategoritë
Mund të sigurohen vullnetarisht shtetasit në rastet kur:
Nuk kanë qenë ndonjëherë në marrëdhënie pune
Nuk kanë mbushur moshën e pensionit të pleqërisë
Nuk përfitojnë të drejtën për t’u regjistruar si punëkërkues të papunë dhe janë në prag të moshës së pensionit të pleqërisë
Studentët shqiptarë që vazhdojnë studimet pasuniversitare dhe specializime që studiojnë jashtë shtetit dhe duan të përfitojnë nga skema kur ndodhen në Shqipëri
Emigrantët shqiptarë që punojnë përkohësisht jashtë shtetit për periudhën kur ndodhen në Shqipëri
Kanë periudha shkëputje nga puna me leje pa të drejtë page
Të gjitha rastet që i vlerëson ISKSH-ja
Dokumentacioni
Certifikatë lindje
Vërtetim për vendbanimin e tij
Deklarim nga mjeku i përgjithshëm ose i familjes i gjendjes së tij shëndetësore
Kërkesë me shkrim
Kontributet
Masa e kontributit për personat e punësuar është 3.4% e pagës mujore, nga të cilat 1.7% i paguan punëdhënësi dhe 1.7% i paguan punëmarrësi.
Kontributi për të vetëpunësuarit në qytet është 7% e pagës minimale, ndërsa të vetëpunësuarit në fshat paguajnë 3 % në zonat kodrinore dhe malore dhe 5 % zonat fushore.
13 Maj 2008