MASH: “Çfarë do të përmbajë Formulari A2, që do të dalë në qershor”
Kujdesi që duhet të tregoni në përzgjedhjen e 10 preferencave. Si duhen përcaktuar lëndët me zgjedhje për të qenë fitues
Jonida Tashi
Formulari A2, në të cilin maturantët do të listojnë 10 preferencat për të ndjekur studimet e larta, do të mbërrijë në duart e tyre vetëm në qershor. Lajmi për publikimin e tij në këtë muaj bëhet i ditur nga zyra e shtypit pranë Ministrisë së Arsimit. Sipas shefes së zyrës së shtypit në MASH, Ermelinda Muho, mospublikimi i tij deri tani nuk përbën asnjë problem për maturantët, pasi kjo është bërë për t’u lënë kohë atyre që të mendohen më mirë për degët që do të zgjedhin për në universitet. Formulari A2, i cili do të jetë vendimtar për listimin e degëve që maturantët do të kenë dëshirë për të ndjekur studimet e larta këtë vit, nuk mund të plotësohet pa degët e universiteteve. Kjo do të thotë se maturantët duhet të informohen mirë për degët që ofrohen në universitetet publike, për të bërë mirë përzgjedhjen e tyre.
Degët
Të gjitha këto degë të fakulteteve publike do të gjenden të listuara në formularin A2, i cili është i vlefshëm për përzgjedhjen e degëve të preferuara ku maturanti dëshiron të studiojë. Në datën 30 qershor 2008 përfundon afati për përzgjedhjen e preferencave për të drejtat e studimit. Maturantët gjithashtu duhet të informohen se disa nga degët e universiteteve ndodhen në filiale jashtë qytetit të Tiranës, siç është rasti i Degës së Turizmit të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, por që ndodhet në Sarandë etj. Lista e degëve zë pjesën më të madhe të formularit A2. Nxënësit duhet ta lexojnë me shumë kujdes këtë listë për të gjetur degët që preferojnë. Në plotësimin e formularit A2 keni të drejtë të plotësoni 10 degë të preferuara. E para duhet të zgjidhet dega që preferoni më shumë, e dyta ajo që preferoni nëse nuk do të fitoni në preferencën e parë e kështu me radhë. Mbi këtë bazë të preferencave do të shpallen fituesit për secilën degë, gjithmonë nëse kandidatët kanë mbledhur pikët e nevojshme.
Zgjedhja e degës së preferuar
Duke ndjekur me kujdes listën e degëve, së pari ndaloni në universitetin ku dëshironi të ndiqni studimet. Lexoni me kujdes degët e atij universiteti dhe për një degë që preferoni, mbani shënim numrin e degës dhe emërtimin e saj, për shembull, në Universitetin e Tiranës: 010 Kimi Ushqimore. Po brenda të njëjtit universitet mbani shënim numrin dhe emërtimin e degëve të tjera të preferuara, për shembull, 021 Punë Sociale, e kështu me radhë. Por, para se të plotësoni preferencat, konsultohuni me familjen, diskutoni me të afërmit dhe formoni një listë me degët e renditura sipas preferencave.
Përzgjedhja e preferencave
Përzgjedhja e preferencave për studimet e larta do të jetë më e thjeshtuar se në provimet e Maturës Shtetërore 2007. Specialistët e arsimit pohojnë se për këtë vit do të ndiqen procedura më të thjeshta në ndihmë të maturantëve për të bërë përzgjedhjen e duhur të degëve në fakultete gjatë plotësimit të formularit A2. Megjithatë, është e rëndësishme që të bëhet kujdes në përcaktimin e lëndëve me zgjedhje. Kështu, nxënësit të cilët kanë rezultate më të larta në lëndët shkencore, do të kenë më shumë mundësi që të fitojnë një degë të profilit shkencor, pasi dhe koeficientet janë më të larta. Ndërkohë që po i njëjti nxënës do të ketë probabilitet më të vogël për t’u shpallur fitues në lëndët e profilit shoqëror, ndaj dhe përzgjedhja duhet bërë me shumë kujdes. Gjithashtu, për t’u ardhur në ndihmë maturantëve në përcaktimin e lëndëve sipas një rendi të caktuar, po zhvillohen dhe periudha konsultimi me mësues specialistë të fushës, për të ndihmuar nxënësit në zgjedhjen e lëndëve të duhura për në fakultet.
Fushata
Strukturat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kanë nisur një fushatë këshillimi për nxënësit që do t’i nënshtrohen këtë vit provimeve të Maturës Shtetërore, me synim që t’i konsultojnë maturantët që të kryejnë përzgjedhjen e duhur të degëve universitare në bazë të prirjeve. Në të gjitha drejtoritë arsimore të rretheve në vend po zhvillohen seanca dhe takime të veçanta me specialistët, të cilët udhëzojnë nxënësit në plotësimin e formularit A2, ku do të renditen dhjetë preferencat për ndjekjen e studimeve të larta. Ndërkohë, në ndryshim nga viti i kaluar, ku mjaft maturantë janë skualifikuar nga e drejta e studimeve për shkak të moszgjidhjes së duhur të degëve, këtë vit është përcaktuar që përveç konsultimeve me mësues të shkollave përkatëse, të dërgohen dhe specialistët në rrethe për të informuar nxënësit. Kjo fushatë, e cila po zhvillohet përmes Këshillimit të Karrierës, do të kryhet përgjatë të gjithë muajit maj derisa të bëhet publikimi i formularit A2 për përzgjedhjen e degëve universitare.
13 Maj 2008