E Diel, 1 Nëntor 2026

ISKSH, pasurohet buxheti i poliklinikave nga të ardhurat e të pasiguruarve



Qendrat shëndetësore tashmë mund të sigurojnë kushte më të mira për ambientet dhe shërbimin. Kështu, drejtuesit e qendrave shëndetësore kanë një mundësi më shumë për mirëmbajtjen e këtyre qendrave, pasi të ardhurat dytësore nga qytetarët e pasiguruar kanë kaluar tashmë në masën 100% në buxhetin e tyre. Kjo do të arrihet falë vendimit të marrë disa kohë më parë për përdorimin e të ardhurave dytësore nga drejtuesit e qendrave shëndetësore në të mirë të punës që bëhet në poliklinika. Sipas burimeve nga ISKSH-ja, vendimi për përdorimin e të ardhurave dytësore nga drejtuesit e qendrave shëndetësore u miratua në kuadër të reformës së thellë që po ndërmerret në Kujdesin Shëndetësor Parësor. Ndërsa, përfshirja e këtij shërbimi në skemën e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, gjë e cila nisi më 1 janar të viti të kaluar. Sipas saj, ky vendim përkon me reformën në shërbimin parësor shëndetësor, ku poliklinikat do t’i vetëmenaxhojnë të ardhurat dytësore për nevojat e tyre, duke zgjidhur kështu mjaft probleme me të cilat ato përballen.

13 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›