Fal mbretërinë për një kalë!
Denar Biba
Fushëbetejë..., pretendenti për fronin e Anglisë, Rikardi, është rrëzuar keq dhe, ndërsa sheh të vetët të vrapojnë kuturu, i mbërthyer nga paniku nis e bërtet, e lutet: “Një kalë, një kalë, fal mbretërinë për një kalë!”.
Kjo histori e rrëfyer nga Shekspir (tragjedia “Rikardi III”) m’u kujtua jo krejt pa lidhje, ndërsa shihja në TV kryeministrin italian Silvio Berluskoni t’i hakërrehej gjyqësorit të vendit të vet, menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese italiane kishte shpallur antikushtetues të ashtuquajturin Lodo Alfano (për shkak se projektligji u prezantua nga ministri i Drejtësisë, Angelino Alfano), që parashikonte pezullimin e proceseve penale (të mundshme) ndaj krerëve më të lartë të shtetit (Presidentit të Republikës, Presidentit të Senatit, atij të Dhomës së Deputetëve si dhe Kryeministrit) përsa kohë këta ishin në detyrë. Vlen të theksohet se ligji i jepte vetes fuqi prapavepruese, pasi e shtrinte veprimin e tij edhe në lidhje me procese penale në lidhje me fakte të ndodhura përpara marrjes së detyrës (!).
Ligji i sipërpërmendur, i miratuar me një shpejtësi shembullore korrikun e vitit të kaluar nga shumicat respektive të të dyja dhomave të parlamentit italian, përkonte në mënyrë interesante(!) me përfundimin e procesit të hapur nga prokuroria e Milanos për korrupsion ndaj avokatit David Mills (të dënuar me 4 vjet e gjysmë heqje lirie), proces në të cilin ishte i bashkëpandehur edhe z.Berluskoni. Ligji shkaktoi një reagim të jashtëzakonshëm si në shoqërinë italiane (u mblodhën një milion firma kundër tij) ashtu edhe në trupën e juristëve (në qershor 2008 një dokument i titulluar “Në mbrojtje të Kushtetutës” u nënshkrua nga më shumë se njëqind konstitucionalistë të njohur, ndër ta edhe tre ish-kryetarë të Gjykatës Kushtetuese, Valerio Onida, Gustavo Zagrebelsky e Leopoldo Elia).
Vetëm një vit më pas, më 7 tetor 2009, Gjykata Kushtetuese, e investuar me referim nga Gjykata e Milanos dhe e Romës, në përfundim të kontrollit të kushtetutshmërisë së ligjit në fjalë, e shpalli atë antikushtetues me argumentin se cenonte nenin 3 (“Të gjithë shtetasit kanë dinjitet shoqëror të njëjtë dhe janë të barabartë përpara ligjit...”) dhe nenin 138 (që rregullon lidhur me ndryshimin e Kushtetutës) të Kushtetutës italiane.
I gjithë problemi duket se qëndron tek imuniteti i tepruar (ose jo) i disa subjekteve të posaçëm të hierarkisë së lartë shtetërore. Ndërsa supozohet se të gjithë shtetasit janë të barabartë në të drejta dhe përpara ligjit, duket se në të vërtetë disa syresh janë të barabartë veç ndërmjet tyre, por jo përballë të tjerëve, të zakonshmëve.
Historia e këtij dallimi (padyshim të nevojshëm deri në njëfarë mase) nisi në vitin e largët 1397, kur në parlamentin anglez, parlamentari Thomas Haxey denoncoi skandalet që gëlonin në oborrin e mbretit Rikard II. Ky i fundit, i fyer (si Berluskoni sot), vendosi të hakmerrej dhe e dënoi me vdekje Haxey-n, i cili shpëtoi vetëm sepse u bë prift. Sidoqoftë, do të duheshin pothuajse 100 vjet, kur në përfundim të Revolucionit të Lavdishëm (1688) parlamenti anglez të votonte Ligjin e të Drejtave (Bill of Rights), neni 8 i të cilit specifikon se nuk është e mundur të goditen apo të rrëzohen në gjykatë liria e fjalës, e diskutimit dhe e veprimit të njohura si të drejta të çdo parlamentari dhe se kundërshtimet e mundshme duhet të zgjidhen brendapërbrenda dhomës së parlamentit. Ishte pikërisht këtu gjeneza e institucionit të imunitetit parlamentar, që u ideua si një garanci në favor të “përfaqësuesve të të zakonshmëve” (the commons) ndaj represionit që mund të ushtrohej prej përfaqësuesve të pushtetit (ekzekutivit).
Për t’u kthyer tek tema e ditës, mësoj nga dokumenti i sipërcituar i njëqind konstitucionalistëve italianë se rregullimi i parashikuar nga ligji i saporrëzuar italian ishte unik në botën e qytetëruar. “Imuniteti i përkohshëm për krime të zakonshme (që nuk kanë lidhje me ushtrimin e funksionit shtetëror – shën. im D.B.) parashikohet vetëm nga Kushtetuta greke, portugeze, izraelite dhe franceze, por vetëm për Presidentin e Republikës. Një imunitet i ngjashëm nuk parashikohet për Kryeministrin apo për ministrat në asnjë prej demokracive parlamentare...”. Praktikisht, në R.F.Gjermane, ndaj Kancelarit dhe ministrave mund të hapet në çdo kohë një proces penal, nëse ata kryejnë një vepër të dënueshme penalisht. Kur ata janë anëtarë të parlamentit (Bundestag), gëzojnë imunitet parlamentar, por vetëm në lidhje me opinionet dhe votat e dhëna në parlament. Akoma më tej, në SHBA, kushtetuta nuk parashikon shprehimisht asgjë në lidhje me imunitetin e Presidentit, zëvendësit të tij apo funksionarëve të tjerë publikë. Paragrafi 4 i nenit 2 parashikon qartë se: “Presidenti, zëvendëspresidenti dhe të gjithë zyrtarët e tjerë civilë të SHBA shkarkohen nga detyra n.q.s akuzohen për tradhti, mitmarrje, ose krime dhe shkelje të tjera të rënda”.
Në këtë kontekst, Kushtetuta shqiptare mund të etiketohet në një farë mënyre si e modelit “europian”. Sipas saj, “Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij” (neni 90/1), ndërsa “Anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit” (neni 103/3). Ky i fundit “nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe për votat e dhëna prej tij” (neni 73/1). Në interpretimin tim historik, origjinalist (duke kuptuar me këtë origjinën e institucionit të imunitetit), deputeti mban përgjegjësi për çdo veprim a mosveprim (të dënueshëm penalisht) përveç mendimeve të tij të shprehura në Kuvend (por edhe jashtë tij me kusht që të lidhin ushtrimin e detyrës) mjaft që këto të mos përbëjnë shpifje si dhe me votën e dhënë. Madje, edhe në lidhje me votën, doktrina kushtetuese perëndimore parashikon raste ekstreme të përgjegjësisë penale, atëherë kur deputeti me votën e tij ka tradhtuar interesat e atdheut. Në këtë rast, ai mund të jetë subjekt i ndjekjes penale në një kohë të mëvonshme, kur forca përparimtare atdhedashëse të kenë (ri)marrë pushtetin. Pra, në respekt të Kushtetutës, kur Kuvendit i kërkohet nga Prokurori i Përgjithshëm autorizimi për nisjen e ndjekjes penale ndaj një anëtari të tij, i vetmi diskrecion i Kuvendit është të shqyrtojë nëse vepra për të cilën deputeti akuzohet është “mendim i shprehur në Kuvend apo votë e dhënë prej tij” ose jo. Nëse nuk është i tillë, Kuvendi ka thjesht detyrimin ta japë autorizimin përkatës. Kur refuzon (me vendim apo duke mos e marrë në shqyrtim), Prokurori i Përgjithshëm duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për konflikt kompetencash ndërmjet pushteteve.
Në vijim të sa më sipër, çfarë më intrigon keq është imuniteti i ministrit. Sipas Kushtetutës, ai ka imunitetin e deputetit, pra nuk mund të ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit, por në lidhje me çfarë? Vetëm me mendimet dhe votën e dhënë në Kuvend (kur është edhe deputet) dhe në mbledhjet e Këshillit të Ministrave, apo për çfarëdo vepre që lidhet me ushtrimin e funksionit si ministër. Nëse do të jetë si kjo e fundit, atëherë rezulton se ministri ka një rreth imuniteti shumë më të gjerë se deputeti, gjë që bie ndesh me parashikimin kushtetues të cituar më lart. Po e le të hapur këtë diskutim, si një provokim për një debat profesional të shëndetshëm, duke shtuar vetëm kaq: parimi suprem është se “të gjithë shtetasit janë të barabartë përpara ligjit”. Imuniteti që iu jepet disa prej shtetasve që kryejnë funksione të caktuara në shërbim të publikut (përfshi këtu edhe gjyqtarët kushtetues dhe të juridiksionit të zakonshëm) është përjashtimi nga rregulli dhe si përjashtim, në respekt të parimeve qindravjeçarë të së drejtës, duhet interpretuar në kuptimin më të ngushtë të mundshëm!
... Që imuniteti të mos përdoret si një kalë që të shpëton nga rënia në fushën e betejës!